Drejtori i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli: Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Inspektoriatin e Punës, pasi arkiva dixhitale do të ofrojë një akses dhe një mundësi më të mirë për orientimin dhe planifikimin më të saktë të inspektimeve drejt sektorëve apo dhe kompanive që kanë një histori të njohur risku në raport me ligjshmërinë e marrëdhënies së punës për kushtet e punës dhe për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve

 —-

 Në kuadër të reformave për përmirësimin e shërbimeve dhe transparences, për të pasur një punë më efikase dhe profesionale, Inspektoriati i Punës nisi procesin e dixhitalizimit të historikut të arkivave të inspektimeve.

Përmes një projekti të mundësuar nga fondet vjetore buxhetore, historiku disavjecar i dosjeve të inspektimeve të ndarë me sektorë të ndryshëm apo dhe në kompani në varësi të këtyre sektorëve, tashmë do të jetë e gjitha në kompjuter.

Drejtori i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli theksoi se “ky është një moment shumë i rëndësishëm për Inspektoriatin e Punës, pasi arkiva dixhitale do të ofrojë një akses dhe një mundësi më të mirë për orientimin dhe planifikimin më të saktë të inspektimeve drejt sektorëve apo dhe kompanive që kanë një histori të njohur risku në raport me ligjshmërinë e marrëdhënies së punës për kushtet e punës dhe për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve”.

Ndërkohë implementimi i këtij procesi, do të sjellë një dimension të ri dhe transparecë në institucionin e Inspektoriatit te Punës, pasi me perfundimin e ketij procesi, askush nuk do të ketë mundësinë e justifikimeve për demtimin, humbjen apo harresën e ndonjë dosjeje te inspektimit. Pra, mirembajtja e dosjeve të inspektimit, do të garantohet nga teknologjia e lartë dixhitale.

Njëkohësisht ka nisur puna për trajnimin e stafit të inspektorëve për tu përshtatur me sistemin e ri të menaxhimit të arkivës.

Projekti i Digitalizimit të arkivës, së bashku me projektin që do të nisë së shpejti për aplikimin e inspektimeve on-line, ku akti i inpektimit të punës pranë subjektit, do të realizohet përmes sistemit kompjuterik, e bëjnë Inspektoriatin e Punës një institucion bashkëkohor, drejt informatizimit të plotë të proceseve të punës.

Krijimi i këtyre standarteve, do të garantojë më shumë transparencë dhe korrektesë të trupës inspektuese në raport me subjektet e inspektuara dhe ato që do të jenë në inspektim, duke shmangur cdo tentativë për favorizime të paligjshme apo rryshfete korruptive.

Tirane. 18.2.2016

DSC_2925