Drejtori i Përgjithshëm Dritan Ylli: Këto rregullore janë një armë më e fortë në duart e inspektorit të punës për të mbrojtur më shumë punonjësin dhe per te bërë vendet e punës më të sigurta dhe më të shëndetshme

“Përmes këtyre trainimeve të inspektorëve të punës në terren ne synojmë rritjen e autoritetit dhe aftësisë së tyre profesionale, të integritetit dhe kredibilitetit moral për të konsoliduar gjithnjë e me shume një sistem inspektimi efikas, të ndershëm dhe për më tepër efektiv”

—–

Inspektoriati i Punes zhvilloi sot nje trajnim informues me trupen e inspektoreve te terrenit, per njohjen me rregulloret e reja te miratuara nga Keshilli i Ministrave per sigurine dhe shëndetin ne pune. Keta rregullore qe kane te bejne me vendet e punes, përdorimin e pajisjeve te punes, mbrojtjen e punemarresve nga peshat e renda, mbrojtjen nga lendet helmuese kimike dhe biologjike, etj, përmbyllin thuajse teresisht fazen e transpozimit te direktivave te Bashkimit Europian, per tu përshtatur me bazen ligjore te inspektimit ne Shqiperi. Ne nisjen e këtij trajnimi, Drejtori i pergjithshem i Inspektoriatit Shteteror te Punes, Dritan Ylli u shpreh se “sot nisim nje cikel trajnimesh me të gjithë trupën inspektuese të terrenit, që synojne njohjen, informimin dhe familjarizimin e inspektorëve te punes në terren me bazën ligjore, me 8 rregulloret më të fundit  të miratuara nga Keshilli i Ministrave , rregullore që përbëjnë dhe pjesën më të fundit të transpozimit të kuadrit ligjor të Bashkimit Europian për ta përshtatur me bazen ligjore të inspektimit në vendin  tonë”. Sipas kreut te inspektoratit te Punes, z.Ylli “keto rregullore janë një armë më e fortë në duart e inspektorit të punës në terren për të mbrojtur më shumë punonjësin me  synim per te bërë vendet e punës më të sigurta, më të shëndetshme,  dhe per rrjedhoje këto rregullore kanë të bëjnë me mjete pune më të sigurta, me vende pune më të sigurta, me mbrojtjen e punonjësve ndaj lëndëve të ndryshme  helmuese sic janë lëndët kimikate apo dhe ato biologjike, etj”. Kryeinspektori Ylli u shpreh se mbi të gjitha përmes këtyre trainimeve dhe përmes këtyre informimeve të inspektorëve të punës në terren ne synojmë rritjen e autoritetit dhe aftësisë së tyre profesionale, të integritetit dhe kredibilitetit moral për të krijuar atë që ne e kemi thënë gjithnjë dhe po mundohemi ta konsolidojmë gjithnjë e më shumë, krijimin e një sistemi  efikas, të ndershëm dhe për më tepër efektiv. Këto trainime, tha z.Ylli ne do ti vijojmë edhe në rrethe të ndryshme të vendit tonë , trainime të cilat ne rradhë të parë do të jenë me inspektorët e punës, por sigurisht që do jenë dhe takime me përfaqësues të biznesit apo dhe me përfaqësues të punëmarrësve pra dhe punonjësve për të njohur ato me shumë me bazën ligjore, për ti informuar me të gjithe këto rregullore të reja që në fund të fundit synojne mbrojtjen e punonjësve dhe bërjen e vendeve të punës më të sigurta dhe më të shëndetshme”.

 

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani

0675004444