Kreu i Inspektoriatit, Dritan Ylli: Do te vendosim nje standart te ri ne marredhenien e Inspektoriatit te Punes me komunitetin e biznesit, ku te prevaloje bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv per arritjen e qëllimeve te perbashketa

 —-

Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore organizoi dje nje takim ne Korce, me perfaqesuesit kryesore te sipërmarrjes private te Korces dhe Pogradecit, , qe jane njekohesisht edhe punedhenesit me te mëdhenj ne keto qytete. Ne kete takim, te konceptuar si tryeze e rrumbullaket diskutimi, mori pjese Kreu i Inspektoratit të Punës, Z.Dritan Ylli, sikurse edhe drejtues te tjere te këtij institucioni.

Synimi i këtij takimi ishte vendosja e një standarti të ri në marrëdhënien e Inspektoratit të Punës me biznesin, ku do të prevalojë bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, të cilat kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, respektimin e kontrates se punes dhe Kodit te Punes se Republikes se Shqiperise, me qellim reduktimin e informalitetit dhe punës ilegale.

Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësit korçarë, u diskutua mbi problematikat shqetësuese për ta. Sigurisht qe problemi kryesor që u ngrit nga të gjithë pjesmarrësit ishte informaliteti me të gjithë spektrin e tij, i cili sjell per pasoje nje konkurence te pandershme në tregun e punës.

Gjithashtu përfaqësuesit e biznesit korçar dhanë sugjerime mjaft të vlefshme që do ta ndihmojnë Inspektoriatin e Punes, për permirësimin e punës së përditshme në raport me ta, me qëllim përmbushjen dhe realizimin e misionit të tij, si garantuesi i ruajtjes së paqes sociale duke siguruar qëndrueshmërinë e tregut të punës dhe duke e kthyer institucionin në një qendër të rëndësishme që punon, për bërjen e vendeve të punës të sigurte, të shëndetshëm e produktivë.

Inspektoriati shtetëror i Punes dhe shërbimeve Shoqerore do te vijoje me takime dhe tryeza bashkëbisedimi me perfaqesues te sipërmarrjes private edhe ne rrethe te tjera te Shqiperise, duke sunuar qe te jete me prane komunitetit te biznesit, per respektimin e detyrimeve ligjore te ndërsjella dhe rritjen e standardeve te punes.

14.02.2014

Per ISHPSHSH

Daniela HASANI