Drejtori i Inspektoriatit Dritan Ylli: Jo gjoba si e tillë apo sanksioni, por perkundrazi bashkepunimi, ndërgjegjësimi, informimi dhe këshillimi janë armët e forta që ka dhe duhet të ketë gjithnjë një inspektor i punes, per arritjen e misionit ligjor dhe qellimit human per krijimin e nje pune me te denje dhe me te mireqene per qytetaret shqiptare apo te huaj qe jane ne marredhenie pune

Ylli: Sot në mbyllje të vitit 2015 ne kemi tre here me pak gjoba te vendosura ndaj biznesit, por sot kemi me shume se 120 mije punonjes te rinj te siguruar, vetem gjate ketij viti. Sot mesatarja e gjobave për subjektet e inspektuara eshte vetëm 1 per qind, kur para dy vitesh kjo mesatare ishte 4 per qind. Por sot kemi dhjetera here me shume punonjes qe perdorin pajisjet mbrojtese per jeten e tyre, sikurse kemi një trefishim të ndërmarrjeve që kanë punësuar mjek me kohë të plote apo te pjesshme, per tu kujdesur për shëndetin e punonjësve

—–

Inspektoriati i Punës zhvilloi sot një takim në prag të mbylljes së vitit, me drejtuesit e saj të rretheve dhe me trupën inspektuese. Gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe disa certificata për inspektorët e punës që morën pjesë në një trajnim profesional të organizuar nga Agjencia e SIgurisë dhe Shëndetit të Turqisë.

Më poshtë fjala e plotë e mbajtur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli

Më  së pari dua t’ju falenderoj për punën e bërë gjatë këtij viti, sidomos për angazhimin tepër serioz dhe korrekt në kuadër të operacionit kunder informalitetit. Inspektoriati i Punës, ishte një ndër shtyllat kryesore të këtij operacioni, dhe jam shumë krenar që trupa inspektuese e inspektoriatit te punës ka qenë shumë korrekte, me një performancë shumë profesionale, etike në komunikim dhe sjellje dhe me një qasje shumë të kujdesshme dhe të pjekur ndaj përfaqësuesve të biznesit. Jam shumë i kënaqur që në tërësi për grupet e punës, ku ka pasur dhe përfaqësues nga inspektoriati I punes, nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e përfaqësuesve të sipërmarrjes private, ndërsa rezultatet kanë qenë shumë pozitive. Tashmë po përmbyllim me shumë sukses këtë vit, vecanërisht sa i përket mijëra punonjësve që kane dalë nga kthetrat e skllavërimit modern, duke u futur në skemën e pagesës së sigurimeve shoqerore, por kjo betejë sigurisht që vijon dhe do të jetë kryeprioriteti i punës sonë edhe gjatë vitit të ardhshëm, deri ne regjistrimin dhe pagesën e sigurimeve edhe për qytetarin më të fundit në marrëdhënie pune.

Ndjej një kënaqesi te vecantë, që së bashku kemi arritur të ndryshojmë në tërësi një mentalitet të gabuar që ekzistonte dhe që gjetëm në institucion, mentalitet që ndoshta akoma mund të jetë ne mendjen e ndonjërit, ku gjoba dhe sanksioni është mjeti kryesor dhe ndoshta i vetmi, qe mund të edukojë përfaqësuesit e biznesit për të qenë korrekt me ligjin. Madje ju e dini shumë mirë, që deri para dy vitesh, inspektor i mirë quhej ai që kishte vënë më shumë gjoba, duke harruar  se inspektoriati i punes dhe inspektori I punës në terren, nuk ka gjoben mjetin e vetem per arritjen e qellimit. Une mendoj dhe veproj ndryshe dhe ju falenderoj qe edhe ju me keni mbeshtetur gjatë këtyre dy viteve ne kete politikberje, ku jo gjoba dhe sanksioni, por perkundrazi bashkepunimi, ndërgjegjësimi, informimi dhe këshillimi janë armët e forta që ka dhe duhet të ketë gjithnjë një inspektor I punes, per arritjen e misionit ligjor dhe qellimit human per krijimin e nje pune me te denje dhe me te mireqene per qytetaret shqiptare apo te huaj qe jane ne marredhenie pune. Mos harroni në asnjë moment se Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nuk është një organ tatimor, por është një institucion që në radhë të parë ka si mision, ndërgjegjësimin, këshillimin dhe informimin për arritjen e rezultateve.

Sot në mbyllje të vitit 2015 ne kemi tre here me pak gjoba te vendosura ndaj biznesit, por sot kemi me shume se 120 mije punonjes te rinj te siguruar, vetem gjate ketij viti. Sot mesatarja e gjobave për subjektet e inspektuara eshte vetëm 1 per qind, kur para dy vitesh kjo mesatare ishte 4 per qind. Por sot kemi dhjetera here me shume punonjes qe perdorin pajisjet mbrojtese per jeten e tyre, sikurse kemi një trefishim të ndërmarrjeve që kanë punësuar mjek me kohë të plote apo te pjesshme, per tu kujdesur për shëndetin e punonjësve.

Me kete nuk dua te them, se ne kemi treguar tolerance apo indiference ndaj cdo shkelje te ligjit, madje niveli i ndeshkimit te shkeljes eshte ashpersuar dhe me shume. Por qasja në tërësi ndaj perfaqesuesve te sipermarrjes private nuk ka qene dhe as nuk do të jetë, gjoba si qellim ne vetvete, por synimi do jetë ndergjegjesimi i biznesit per sigurimin e punonjesve dhe per krijimin e nje mjedisi me te sigurte dhe me te shendetshem per vendeve të punës. Vetëndërgjegjësimi i biznesit, për krijimin e kushteve të denja për punonjësit, në mënyrë që ata të kenë më shumë rendiment në pune dhe ndergjegjesimi i punonjesve per te mos pranuar te punojne ne kushte cnjerezore dhe skllaveri moderne, por perkundrazi te denoncojne cdo shkelje te te drejtave te tyre te ligjshme, janë mënyra më e mirë dhe dobiprurëse dhe jo gjoba apo sanksioni.

Gjatë operacionit kundër informalitetit grupet e punës arritën të zbulojnë gjatë kontrolleve, dicka më shumë se 2 mijë punonjës që punonin të pasiguruar.  Ndërkohë që numri i kontribuesve të rinj, pra i punonjësve të shtuar në regjistrat e organeve tatimore, ishte më shumë se 120 mijë. Ky është treguesi më i qartë për të kuptuar, se përmes rritjes së ndërgjegjësimit të përfaqësuesve të biznesit mund të jemi më afër qëllimit. Por, nga ana tjetër, operacioni tashmë është reduktuar dhe po shkon drejt përfundimit të tij. Kush mund të na sigurojë që këta punonjës që u regjistruan në këtë tremujor të fundit të këtij viti, nuk do të nxirren sërish nga skema? Unë mendoj se puna sistematike dhe korrekte e strukturave shtetërore përgjegjëse për monitorimin e këtij fenomeni, ku ne kemi një rol parësor, adresimi më i qartë tek risku, sikurse nxitja dhe rritja e një kurajoje denoncuese të vetë punonjësve, për të ankimuar cdo rast shkelje të të drejtave të tyre, që jua garanton ligji.

Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të inspektorëve dhe numrin gjithnjë dhe në rritje të sipërmarrjes private, do të jetë gjithnjë e vështirë që inspektorët të jenë të pranishëm aq sa duhet tek cdo subjekt, por ama për një inspektor pune, apo cdo inspektor tjeter, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe në punën e tij, kur një punonjës do arrijë të denoncojë shkeljen dhe shkelësin e ligjit.

Sot ka më shumë besim nga ana e punonjësve tek inspektoriati i punës, për ndjekjen e menjëhershme dhe korrekte të trajtesës së një ankimimi. Këtë e tregon numri i shumëfishuar i denoncimeve dhe ankesave që trajtohen cdo ditë nga ne. Janë shumëfishkuar ankesat, jo se janë shtuar problemet, përkundrazi. Por është shtuar besimi i qytetarëve në marrëdhënie pune, që ankesa e tyre tashmë trajtohet me seriozitet dhe nuk hidhet në kosh, apo harrohet sirtarëve, sic ndodhte më parë. Inspektoriatet e Punës të vendeve të rajonit, një pjesë të mirë të punës së tyre, madje ndonjë prej tyre, 60 apo 70 për qind të punës së tyre të përditshme shkojnë në trajtim të ankesave. Kjo është një mënyrë shumë e mirë, ku punonjësit bashkëpunojnë ngushtë me mbrojtësin e tyre të ligjshëm, që është inspektoriati I punës. Akoma tek ne ka hezitim nga ana e punonjësve për të denoncuar shkeljet dhe kjo vjen nga një frikë që ndjejnë për humbjen e vendit të punës, në raste kur pronari i  kompanisë e merr vesh që punonjësi është ankimuar. Kodi i Punës e njeh dhe anonimatin e ankimuesit,  sikurse dhe inspektori I punës ka detyrim të ruajë të fshehtë punonjësin denoncues. Por, hapa të tjerë ligjorë duhet të inicohen dhe në fakt janë në shqyrtim e sipër për tu ndërmarrë. Nga njëra anë duhen ashpërsuar masat ndëshkuese për ato sipërmarrës, që mund të guxojnë të hedhin në rrugë, ata punonjës që denoncojnë shkeljet. Por, nga ana tjetër duhen nxitur edhe incentiva stimuluese për vetë punonjësit që ankimohen, në mënyrë që të nxitet më shumë denoncimi i cdo shkelje.

Por ne duhet akoma më shumë të tregojmë vendosmërinë dhe seriozitetin e duhur në mirëpritjen dhe trajtimin korrekt dhe Brenda afateve ligjore të aknkesës apo denoncimit që vjen. Gjatë këtij viti është bërë një punë shumë e mirë në këtë drejtim, por ka pasur disa raste të evidentuara që një ankimim ka tejkaluar afatet ligjore të trajtimit, apo ndonjë rast kur nuk është marrë shumë seriozisht ankesa. Nuk besoj se ka arsye tjetër në rast të tejkalimit të afatit ligjor për trajtimin e një ankese, përvecse tentativave për të mbajtur anë në kundërshtim me ligjin dhe për më tepër ndonjë yshtje për korruptim. Ne kemi nxjerrë tashmë një manual për trajtimin e ankesës apo denoncimit dhe do të ndëshkohet ashpër, që nga lirimi nga detyra dhe deri në dërgim pranë organeve të hetimit, cdo inspektor që do të tentojë trajtimin jo korrekt me ligjin të cdo ankimimi apo denoncimi të ardhur.

Për të arritur të gjithë këta sfida ne do të vijojmë që të dendësojmë takimet me përfaqësuesit e sipërmarrjes private, sikurse dhe me drejtues dhe përfaqësues të sindikatave. Do të vijojmë organizimin më të shpeshtë të tryezave dëgjimore me përfaqesues të biznesit, në të gjithë vendin, me synim krijimin e një partneriteti dhe aleance të vijueshme, per  te kuptuar me mire se kush jane shqetesimet reale te tyre, sa I perket ceshtjes se marredhenieve te punesimit dhe standarteve te funksionimit te nje tregu te lire dhe me rregulla te ndershme loje.

Por, do të vijojmë përpjekjet për krijimin e një institucioni të besueshëm, transparent dhe për më tepër me integritetin profesional të duhur për një institucion, qe ka kontakte direkte dhe të përditshme me sipërmarrjen private në Shqipëri.  Dhe për këtë do të punojmë cdo ditë dhe jo periodikisht. Nga ana tjetër do të vijojmë të permirësojmë standartin e  shërbimeve ( sic është mundesimi i deklarimeve on-line dhe inspektimet on-line që po aplikohen ne nje projekt pilot në Tirane).

Dhe krijimin e një trupe inspektimi të aftë profesionalisht, me integritet moral dhe njerëzor, sikurse dhe te pajisur me etikën dhe kulturën e duhur të komunikimit dhe paraqitjes, si një perfaqesues i shtetit, që paguhet nga taksat e biznesit, që shkon të kontrollojë dhe monitorojë cdo ditë. Ndaj do vijojmë trajnimet profesionale të trupës, sic ishte dhe një trajnim mjaft I vlefshëm ai që u bë me agjencinë turke të sigurisë dhe shëndetit, ku sot do të shpërndajmë edhe certifikatat për inspektorët të zgjedhur për të marrë pjesë në këtë trajnim.