Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli merr mbeshtetje nga Drejtori i Agjensise se Sigurise dhe Shendetit ne Pune te Turqise, z.Ozer për studime, trajnime dhe projekte te perbashketa per përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe teknikave të reja që mund të përdoren, për rritjen e mirëqenies se punëmarrësve në vendet e punës

—-

Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me Drejtorin e Pergjithshem te Agjensise se Shendetit dhe Sigurise ne Pune te Turqise, z.Kasim Ozer. Kjo marreveshje u nenshkrua gjate nje vizite dyditore te zhvilluar ne Ankara nga nje delegacion zyrtar i Inspektoriatit te Punes se Shqiperise, me ftese te homologeve te Republikes se Turqise.

Takimi i pare, qe u zhvillua gjate kesaj vizite, ishte në Agjensine e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, me Drejtorin e saj Zotin Ozer dhe stafin e tij. Gjate ketij takimi teper miqesor dhe bashkepunues, perfaqesuesit e te dy institucioneve diskutuan mbi sfida te perbashketa qe kane te bejne me fushen e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke shkembyer modelet dhe pervojat e te dy vendeve me synim berjen e vendeve te punes me te sigurta dhe te shendetshme. Ne kete fushe Agjensia e Sigurise dhe Shendetit ne Pune e Turqise, ka nje pervoje mjaft te vlefshme, nisur nga tradita shumvjecare ne tregun e punes, sikurse dhe kapacitetet dhe mundesite qe dispononte kjo Agjensi ne ndihme te sigurise dhe shendetit te punonjesve. Kjo agjensi kishte ne dispozicion te saj gjashte laboratore levizes te instaluar ne gjashte autobuse, qe shkonin prane ndermarrjeve te ndryshme apo minierave, vecanerisht ne ato sektore te rrezikshem te punes, per te ekzaminuar ne vend gjithshka ka te beje me ecurine e shendetit te punonjesve. Ne kete aspekt Drejtori i Inspektoriatit te Punes se Shqiperise, z.Ylli mori mbeshtetje nga Drejtori i Agjensise se Sigurise dhe Shendetit ne Pune te Turqise, z.Ozer për studime, trajnime dhe projekte te perbashketa si  nje ndihmese ne përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe teknikave të reja që mund të përdoren, për të siguruar dhe rritur mirëqenien e punëmarrësve në vendet e punës dhe respektimin e të drejtave të tyre. Kjo ne fakt ishte dhe thelbi i marreveshjes se nenshkruar midis të dy palëve, ku dhe u theksua nevoja e konsolidimit te metejshem te bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Gjate kesaj vizite, u bënë prezantime për të dy institucionet përkatëse dhe u hodhën ide dhe mendime të ndryshme për përmirësimin e kushteve të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për punëmarrësit dhe zbatimin sa më korrekt të ligjit për punëdhënësit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, u vizituan mjediset dhe laboratorët levizes te Agjensise së Shëndetit dhe sigurisë në Punë, duke parë më nga afër mënyrën e tyre të punës dhe pajisjet që përdoreshin për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve.

Ditën e dytë delegacioni zhvilloi një takim me Bordin e Inspektimit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Sigurisë Sociale, dhe me Zv.Presidentin e saj, Z. Hulusi Ay.

Në takim u diskutua për metodat me efikase inspektuese ne drejtim te luftes kunder punes se zeze, si dhe respektimit te marredhenies se ligjshme te punes dhe mbrojtjes se te drejtave te punonjesve. Meqenëse nje nder prioritetet e Qeverisë Shqiptare për vitin 2015 dhe kryeprioriteti i Inspektoriatit te Punes, është lufta ndaj informalitetit ne tregun e punes dhe punëmarrësve që punojnë të pasiguruar në rregjistrin e sigurimeve, iu dha një rol kyç bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë sektor, duke qenë nje ceshtje shume e rendesishme edhe për Qeverinë Turke. Edhe gjate ketij takimi u dakortesua nga te dy palet qe te vijojne bashkepunimin, permes trajnimeve te perbashketa, apo projeteve te ndryshme ne kuader te sfides se luftes kunder punes se zeze.

Pas takimit u zhvillua një vizitë në nje kompani prodhimi të baterive të makinave “Yigit Aku”, për të parë kushtet e punës dhe mënyrën e implementimit sa më të mirë të rregullave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Më pas u zhvillua një takim tjetër në qendrën e Trajnimeve dhe Shkollës Profesionale të Ndërtimit “Intes Training Center”, ku u pa nga afër mënyra e implementimit të kushteve të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, dhe zbatueshmëria e tyre në praktikë.

Takimi i zhvilluar në Turqi ishte mjaft i vlefshëm për të dyja palët, pasi krijon mundësi te reja për implementimin dhe futjen në zbatim të metodave më të mira për kushtet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për punëmarrësit dhe punëdhënësit, dhe zbatimin me korrektësi të ligjit dhe të të drejtave dhe sigurisë së jetës së punonjesve.

 

Ju faleminderit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani