Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Inspektorati Shtetëror i Punës i është nënshtruar për herë të dytë inisiativës humanitare për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Kryqi i Kuq Shqiptar, ka mberritur në ambientet e institucionit me të gjitha asetet qe nevojiten per dhurimin e gjakut, duke shprehur hapur mirënjohjen për pjesëmarrjen e konsiderueshme të stafit nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Mbi 30 dhurues te rinj i janë ofruar kesaj nisme, e cila duket se tashmë po merr përmasat e një tradite të startuar një vit nga ISHPSHS-ja.

Ky aktivitet ka kaluar në një atmosferë pozitive, ku në fund të saj janë ndjerë mirë të gjitha “palët”, pasi mesazhi ka qenë me ndjeshmëri të përbashkët “të ndihmojmë fëmijët talasemikë”.