Viti 1992

  • Krijimi i Komitetit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe më pas i Ministrisë së Punës.
  • Misioni i ILO-s në Shqipëri i cili propozon Projektin e ILO-s për zhvillimin e Ministrisë së Punës.

Viti 1993

  • Fillimi i Projektit ILO në Ministrinë e Punës, një ndër komponentët e tij:
  • Krijimi i Inspektoriatit Shtetëror të Punës në Shqipëri.
  • Emërohet Inspektori i Parë i punës në Ministrinë e Punës.
  • Del VKM nr 600 që përcakton numrin e Inspektorëve të Punës në Shqipëri. Në këtë vendim përcaktohet që ISHP-ja të ketë 48 inspektor pune.

Viti 1994

  • Emërohen 29 “inspektorët e parë të Punës” të cilët atashohen pranë zyrave të punësimit në rrethe.
  • Fillojnë vizitat e para të inspektimit.
  • Organizimi dhe Zhvillimi i 5 seminareve rezidenciale për trajnimin e inspektorëve nga projekti ILO.
  • Krijimi i Drejtorisë së Inspektoriatit Shtetëror të Punës .

Viti 1995

  • Miratimi i Ligjit nr. 7986 dt.13.9.1995 “Per Inspektoriatin Shtetëror të Punës”
  • Organizimi dhe zhvillimi i 2 Seminareve rezidenciale për trajnimin e inspektorëve nga Projekti ILO si dhe 2 seminareve 1 javore për formimin e trainuesve të inspektorëve të punës

Viti 1996-1997

  • Rritet numri i inspektorëve të punës si dhe numri i subjekteve të kontrolluara.
    Organizimi për herë të parë i kontrollit gjeografik të subjekteve në të gjithë vendin nga inspektorët e punës në bashkëpunim me të gjithë sektorët e Ministrisë së Punës.

Viti 1998

  • Miratimi i VKM nr 457 dt. 27.7.1998 “Për Statusin e ISHP-së”.
  • Ristrukturimi i Drejtorisë së ISHP-së . Krijimi i Drejtorisë së Kushtëve të Punës dhe Drejtorisë së Inspektimit në Punë. Në secilën drejtori u krijuan sektorët përkatës.

Viti 1999

  • Vazhdon rritja numerike e inspektorëve të punës në rrethe.
  • Rritet shkalla e bashkëpunimit me institucionet e tjera homologe kontrolluese.
  • Lidhen 4 akt-marrëveshje bashkëpunimi: me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Rendit, Ministrinë e Ndërtimit, Ministrinë e Bujqësisë.
  • Thellohet puna për trajnimin dhe kualifikimin e stafit të inspektorëve brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet seminareve, kurseve dhe shkëmbimit të eksperiencës.

Viti 2000

  • Miratimi i VKM-së 419 dt. 04.08.2000 “Për objektet e rrezikshme”
  • Rinovimi i Akt-Marreveshjes me Institutin e Shëndetit Publik.
  • Zhvillohen seminare kualifikimi me ekspert belg dhe turq, si dhe seminar i përbashkët me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Shteti Shqiptar ka vazhduar punën në hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Legjislacionit të Punës.
Paralelisht është punuar në mënyrën e organizimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proçesit të inspektimit.

Aktualisht, inspektimi i punës kryhet vetëm on-line, përmes portalit “e-inspection”.