Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli vizitë në minierën e Bulqizës për inspektimin e kushteve të punës për minatorët. Takim dhe me 50 përfaqësues të biznesit të Matit dhe Dibrës në Burrel

Dritan Ylli: Jemi të kënaqur me përmirësimin e kushteve të punës për minatorët e kësaj miniere, por natyrisht ne si Inspektorat i Punës kërkojnë një rritje të mëtejshme të standarteve për të pasur një proces pune më të mirëqenë, më dinjitoz dhe të shëndetshëm

——

Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli i shoqëruar nga drejtues të tjerë të këtij institucioni, zhvilluan një vizitë në minierën e Bulqizës, e cila administrohet nga Kompania Albchrome, që është dhe punëdhënësi me i madh në këtë minierë. Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi dhe njohja nga afër e kushteve të punës në këtë minierë, vecanërisht në kuadër të masave ligjore që duhen ndërmarrë për krijimin e vendeve të punës sa më të sigurta dhe të shëndetshme, sikurse dhe funksionimin e kontratës së ligjshme në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Gjatë kësaj vizite Kreu i Inspektoriatit të Punës, u takua me drejtues të kompanisë që administrojnë minierën, me përfaqësues të sindikatave të minatorëve, si dhe takoi nga afër dhe bashkëbisedoi me disa prej minatorëve që punojnë në këtë minierë. Drejtuesit e Inspektoratit u njohën nga afër me masat që kishte marrë kompania per pajisjet individuale mbrojtëse dhe veshjet përkatëse për minatorët, për kushtet higjenike sic jane dhomat e nderrimit te rrobave, dushet, ngrohja, etj.

Nga ana tjetër drejtuesit e Inspektoratit kërkuan te njihen në menyrë të detajuar me praninë e shërbimit të kontrollit mjekësor, që është një domosdoshmëri në një proces të tillë pune me risk të lartë përsa i perket aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale. Drejtuesit e Inspektoriatit te punës, konstatuan me kënaqësi se ka një rritje të standarteve dhe nje përmirësim te dukshëm në masat që janë marrë në mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë së punonjëve. Minatorët ishin të pajisur me veshjet e duhura dhe pajisjet individuale mbrojtëse sipas kodit të punës dhe ligjit për sigurinë dhe shëndetin, sikurse kishte përmirësim të shërbimit mjekësor dhe të kushteve higjenike për trajtimin e tyre.

Ndërkaq Kryeinspektori Dritan Ylli në një prononcim për mediat në Bulqizë u shpreh se, “jemi të kënaqur me përmirësimin e kushteve të punës per minatorët e kësaj miniere, por natyrisht që ne si Inspëktorat i Punes kërkojmë një rritje të mëtejshme të standarteve për të pasur një proces pune më të mirëqenë, me dinjitoz dhe të shëndetshëm. Industria minerare aktualisht është ndër sektorët më të vështirë të ekonomisë, për vetë natyrën e punës, e cila ofron një risk të lartë për aksidentet dhe dëmtimin e shëndetit të punonjësve, do të jetë gjithnjë në kontroll të vazhdueshëm dhe monitorim nga inspektorët e punës.

Më pas Kreu i Inspektoratit Dritan Ylli se bashku me drejtues të tjerë të institucionit zhvilluan një takim në Burrel me rreth 50 përfaqësues të biznesit të zonës së Matit dhe Dibrës. Ky takim që është në vazhdën e një standarti te ri, që po synon të krijojë Inspektorati i Punës me përfaqësuesit e sipërmarrjes private, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi ku u shkëmbyen ide dhe mendime mbi qëllimin e përbashkët, rritjen e standarteve te sigurisë dhe shëndetit në punë dhe luftën kundër aktivitet informal dhe punësimit ilegal. Gjatë këtij takimi kreu i Inspektoratit të Punës garantoi përfaqësuesit e biznesit matjan dhe dibran për vendosjen e një komunikimi intesiv me këta si punëdhënës, sikurse edhe me punëmarrësit për arritjen e synimeve të mësipërme.

Ai kërkoi nga përfaqësuesit e biznesit që të bëjnë me shumë investime për krijimin e vendeve të punës të sigurta dhe të shëndetshme, pasi ky investim nuk është humbje, por përkundrazi perfitim nga ana e tyre. Njëkohësisht z.Ylli u shpreh mjaft i kënaqur per punën e mirë të bërë nga dega e Inspektoratit rajonal të Burrelit, për evidentueshmërinë e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në mënyrë informale, ku gjatë 3 muajve të fundit në këtë drejtori janë evidentuar rreth 350 subjekte të palicensuara me 415 punonjës që punonin ne të zezë, kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe në buxhetin e shtetit. Gjithashtu Kreu i Inspektoratit kërkoi vecanërisht nga përfaqësuesit që ushtrojnë aktivitet në shfrytëzimin e minierave që të realizojnë patjetër 3 kushte për procesin e punës, pajisjen e minatorëve me veshjet përkatese dhe masat mbrojtëse individuale, praninë e shërbimit mjekësor, sikurse dhe respektimin e kontratës ligjore të punës.

Përfaqesuesit e bisnesit që morën fjalën vlerësuan punen e bërë nga Inspektorati i Punës në drejtim të luftes kundër informalitetit dhe u shprehën të gatshëm për vijueshmërinë e bashkëpunimit dhe komunikimin intensiv për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Këshilltare e medias

Daniela Hasani 0675004444