Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli vizitë inspektuese në një ndërmarrrje fason

Dritan Ylli fton të gjithë punonjësit të ankimohen kur janë të pasiguruar, kur nuk kanë kontratë pune dhe kur shkelen të drejtat që burojnë nga kjo kontratë

—-

Ylli: Mirëpresim ankesat tuaja, garantojmë konfidencialitetin e ankimuesit dhe trajtimin korrekt dhe në afat të shpejtë të ankesës

—-

Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Dritan Ylli së bashku me drejtues të tjerë të këtij institucioni, zhvilloi një vizitë inspektimi në një prej ndërmarrjeve kryesore të sektorit fason që ushtron aktivitet në Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite inspektuese, ishte bashkëbisedimi dhe njohja nga afër me shqetësimet e punonjësve, për respektimin e të drejtave të tyre të ligjshme, nëse ishin kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore apo jo, sikurse i ftoi të gjithë punonjësit të mos hezitojnë për të ankimuar cdo rast të shkeljes së këtyre të drejtave.

Gjatë ditëve të para të këtij viti ka pasur një fluks në rritje të numrit të ankesave që vijnë nga punonjës të sektoreve të ndryshem të ekonomisë dhe industrisë, për raste kur punohet pa sigurime shoqërore, pra në punë të zezë, për raste të vonesës së dhënies së pagave për punonjësit në datën e caktuar, apo që nuk ka kontratë pune, sikurse në ato raste kur ka kontratë dhe shkelen të drejtat që burojnë nga kontrata. Duket qartë se ka një rritje më të madhe të ndërgjegjësit të punonjësve për tu ankimuar në rastet e shkeljes së të drejtavë të tyre të ligjshme, gjë që flet qartë edhe për një besueshmëri në rritje të punonjësve për Inspektoriatin e Punës.

Ndërkaq vetëm pak ditë më pare në një subjekt fason në zonën e Shkozetit të Durrësit, nisur nga një ankesë e ardhur në drejtim të Inspektoriatit të Punës, grupi i inspektoreve të punës, pasi arriti të zbulontë 56 punonjës që ishin të paregjistruar dhe punonin në punë të zezë, pezulloi aktivitetin deri ne momentin kur te gjithe punonjesit te jene futur ne skemen e pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore.

Ndaj nisur edhe nga keto raste, Kreu i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli zhvilloi kete vizite inspektuese, per ti ftuar jo vetem punonjesit e ketij subjekti fason, por te gjithe qytetaret qe jane ne marredhenie pune, per te ankimuar cdo rast te shkeljes se te drejtave te ligjshme qe burojne nga kontrata e punes, dhe per me teper cdo rast kur punonjesi nuk eshte i siguruar.

Gjate vizites inspektuese z.Ylli bashkebisedoi nga afer me disa prej punonjesve dhe i pyeti ato nese kane nje kontrate pune me punedhenesi dhe nese respektohen te drejtat qe derivojne nga kjo kontrate.

Dritan Ylli garantoi punonjesit se dyert e Inspektoriatit te Punes, si institucioni mbrojtes i te drejtave te tyre te ligjshme, do te jene gjithnje te hapura per te trajtuar cdo rast te shkeljes se ketyre te drejtave dhe per te ndeshkuar ashper konform ligjit, cdo subjekt qe synon te perfitoje ne kushte te paligjshmerise dhe evazionit.

“Ne do te trajtojme ne menyre shume serioze cdo ankimim duke ruajtur konfidencialitetin dhe anonimatin e secilit, per te mos i krijuar atij ndonje konseguence ne raport me punedhenesin. Stafi drejtues i Inspektoriatit te Punes, si dhe gjithe trupa inspektuese eshte plotesisht e angazhuar per te trajtuar me korrektese konform ligjit cdo ankese dhe per ta zgjidhur ate ne nje afat kohor sa me te shpejte”.

Kreu i Inspektoriatit te Punes, z.Ylli theksoi se ashtu sic u arrit te zbuloheshin gjate vitit te shkuar rreth 6500 punonjes ne kushte te punes se zeze, nje shifer disa here me e larte, se periudhat e meparshme, edhe gjate ketij viti prioriteti kryesor i punes se trupes inspektuese do te jete evidentimi i cdo te punesuari te pasiguruar, per ta vendosur ate ne skemen e kontributeve te sigurimeve shoqerore.

 

Ju faleminderit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani