Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli vizite inspektuese ne aktivitete private ne bregdetin e Velipojes, per te monitoruar nga afer zbatueshmerine e dispozitave ligjore te kontrates se punes

 

Dritan Ylli takon dhe bashkebisedon me punonjes dhe perfaqesues te subjekteve ne sektorin e hoteleri -turizem

 

—-

Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli se bashku me drejtues te tjere te ketij institucioni, te shoqeruar edhe nga kreu i Inspektoriatit te punes ne Shkoder, z.AgimShima, zhvilluan dje disa kontrolle dhe inspektime ne aktivitete te ndryshme private, ne  bregdetin e Velipojes ne Shkoder, per te monitoruar zbatimin e  dispozitave ligjore te kontrates se punes ne mes te perfaqesuesve te subjekteve dhe punonjesve .

Duke qene se bregdeti Shqipetar ne vecanti, por edhe ne zona te tjera turistike te Shqiperise, qe jane Pogradeci, Korca, apo edhe zona te turizmit malor ne rrethet veriore dhe verilindore te vendit, sidomos gjate ketij sezoni behet nje punedhenes shume i madh per vendin tone, Inspektoriati I Punes se bashku me gjithe trupen e vet inspektuese eshte angazhuar ne terren per te monitoruar te gjithe aktivitetet private me synim zbatimin e mardhenies se ligjshme te punesimit , futjen e te gjithe punonjesve ne skemen e pageses se kontributeve per sigurimet  shoqerore, kushtet teknike te sigurise dhe shendetit  per punonjesit, etj.

Ky aksion qe ka nisur qe nga fillimi i sezonit turistik, eshte nxitur edhe nga fakti se nga konstatimet e meparshme ka rezultuar, se gjate sezonit turistik kryejne aktivitet sezonal shume sukbjekte, te cilet zhvillojne aktivitetin e tyre ne shkelje te legjislacionit te punes.

Kreu i Inspektoriatit te Punes, z.Ylli beri disa kontrolle ne aktivitete te sektorit te hoteleri-bare dhe restorante, ku takoi nga afer dhe bashkebisedoi me punonjesit, por edhe me administratoret e subjekteve.

Gjate bisedes me punonjesit Drejtori i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli, theksoi se “sot ne jemi ketu ne Velipoje, qe eshte nje nder plazhet me te bukura te Shqiperise, por e gjithe trupa inspektuese eshte e angazhuar qe nepermjet ketyre kontrolleve  te synohet minimizimi i punes informale duke evidentuar cdo punonjes qe punon ne marredhenie jo te ligjshme pune, jashte rregullave te mbrojtjes se sigurise dhe shendetit ne pune , dhe vecanerisht punesimin e punemarreve nen 18 vjec, apo punes me kohe te pjesshme, etj.