Kreu i Inspektoriatit Shteteror te Punes, z.Dritan Ylli  vizita inspektuese të kushteve të punës, në një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme të sektorit fason në Shqipëri dhe në një prej hoteleve kryesore të Vlorës

 Dritan Ylli takim në formë bashkëbisedimi me përfaqësuesit më të rëndësishëm të sipërmarrjes private të qarkut të Vlorës

Ylli: Objektivi ynë eshte dhenia e ndihmës për të gjithë punëdhënësit dhe jo penalizmi i tyre

 —————–

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli gjatë një turi takimesh ne qytetin e Vlorës, bëri vizita inspektuese të kushteve të punës, në një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme të sektorit fason në Shqipëri, në një prej hoteleve kryesore të Vlorës, sikurse zhvilloi dhe një takim bashkëbisedimi me përfaqësuesit më të rëndësishëm të sipërmarrjes private të qarkut të Vlorës.

Kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Ylli gjatë vizitës së bërë në ndërmarrjen e sektorit fason, e cila kishte 607 punonjës, kryesisht gra dhe vajza, takoi nga afër dhe bisedoi me punonjëset për kushtet e punës, si dhe për funksionimin e kontratës së punës. Ai u njoh nga afer me mjediset higjenike, dhomat e ndërrimit të veshjeve, sikurse takoi dhe bashkëbisedoi me mjekun e ndërmarrjes, i cili ishte i punësuar me kohë të plotë në këtë subjekt. Pas vizitës inspektuese, z.Ylli u shpreh mjaft i kënaqur për respektimin e kontratës së punës në këtë ndërmarrje, në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësve, ku të gjithë punonjësit ishin të regjistruar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Njëkohësisht Kreu i Inspektoriatit të Punës, e vlerësoi praninë e shërbimit të mjekut me kohë të plotë në ndërmarrje, pasi sektori fason përmban nje risk te larte gjithnjë, përsa i përket sëmundjeve profesionale.

Kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Ylli u shpreh se tashmë është vendosur një standart i ri në marrëdhëënien e inspektoratit të punës me sipërmarrjen private në tërësi, vecanërisht me sektorin fason, si një ndër punëdhënësit më të rëndësishëm në vend. Ai theksoi se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me këtë sektor, për të parë edhe krijimin e lehtësirave të mundshme, në shmangien e procedurave burokratike të panevojshme, apo qoftë edhe në ndërmarrjen e propozimeve ligjore që ti vijë në ndihmë këtij sektori.

Më pas z.Ylli zhvilloi një vizitë inspektuese në një prej hoteleve më të njohura të Vlorës. Ai bashkëbisedoi me të punësuarit në këtë hotel dhe u njoh nga afër gjithashtu me kushtet e punës, si dhe me respektimin e elementeve ligjorë të kontratës së punës. Z.Ylli u shpreh se “Vlora, përvecse është një ndër mrekullitë e bregdetit shqiptar dhe më gjerë, në kohën e sezonit turistik që po afron, kthehet edhe në rrethin më të rëndësishëm të punësimit të shqiptarëve. Ndaj dhe Inspektoriati shtetëror i punës, në raport me prioritetet e tij, luftën kundër informalitetit dhe punës ilegale do të intensifikojë kontrollet dhe inspektimet për respektimin e kontratës së punës dhe kushteve të punës në tërësi.

Më pas Kreu i inspektoratit të Punës, z.Ylli zhvilloi një takim me punëdhënësit më të mëdhenj të qarkut të Vlorës.

Në këtë takim z.Ylli u njoh nga afër me problematikat e komunitetit të biznesit vlonjat. Ai u shpreh se “synimi kryesor i këtij takimi, që nuk është i vetmi, i organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës është vendosja e një standarti të ri në marrëdhënien e Inspektoratit të Punës me biznesin, ku do të prevalojë bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, të cilat kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, respektimin e kontratës se punës dhe Kodit te Punës  me qellim reduktimin e informalitetit dhe punës ilegale.

Vendosja e këtij  standardi nuk mund të jetë i njëanshëm nëse nuk njohim problematikat shqetësuese të punëdhënësve, qëllimi i të cilit është edhe organizimi i këtij aktiviteti sot me punëdhënësit e qytetit të Vlorës.

Nxjerrja e problematikave, këshillimi, informimi dhe komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe punëdhënësve do të mundësojnë garantimin e paqes sociale duke siguruar qëndrueshmërinë e tregut të punës dhe duke e kthyer institucionin në një qendër të rëndësishme që punon, për bërjen e vendeve të punës të sigurte, të shëndetshëm e produktivë.

Objektivi ynë kryesore është dhënia e ndihmës për të gjithë punëdhënësit dhe jo penalizmi.

Ky objektiv do të na ndihmojë në zhvillimin e ekuilibruar ekonomik dhe shoqëror nëpërmjet ofrimit të shërbimeve te drejta, barazi-vënëse, efektive dhe efiçente ne mbështetje te ligjit, te mbrojtjes se punëtoreve dhe konkurrencës së drejtë ndërmjet punëdhënësve.

Problematikat e  konstatuara në sektorin e sigurisë dhe shëndetit në punë janë mos zbatimi i rregullave të sigurimit teknik, mos-marrja e masave mbrojtëse kolektive, mospërdorimi i mjeteve mbrojtëse personale  të cilat sjellin aksidente në punë.

Gjithashtu është e rëndësishme mbulimi me shërbim mjekësor në punë, nëpërmjet mjekut të punës i cili do të vlerësojë realisht sëmundjet profesionale dhe do të mundësojë marrjen e masave për parandalimin e tyre.

Z.Ylli u shpreh gjithashtu se në kuadër të standardit të ri të vendosur nga Inspektorati i Punës, me përfaqësuesit e biznesit, ku do te prevaloje bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv dhe jo penalizmi, ne ju ftojmë të gjithë ju, përfaqësues të punëdhënësve, por njëkohësisht edhe punëmarrësit te denoncojnë çdo rast të mosrespektimit të legjislacionit të punës si dhe të abuzimit me detyrën apo shkelje te etikes nga ana e inspektorëve te punës.

Ju garantojmë se ne do tju mbështesim në vazhdimësi në respekt të ligjit në respekt të punëdhënëseve në respekt të punëmarrësve.