Drejtori i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli takim me të gjithë trupën inspektuese të terrenit

Ylli: Është momenti të thellojmë profesionalizmin dhe performancën për të pasur më shumë rezultate në drejtim të reduktimit dhe minimizimit edhe më tej të punës ilegale dhe bërjes së vendeve të punës më të sigurta dhe të shëndetshme

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shteteror te Punes, z.Dritan Ylli zhvilloi nje takim me te gjithe trupen inspektuese te terrenit. Gjate këtij takimi z.Ylli vlerësoi punen dhe rezultatet e deritanishme te Inspektoriatit Shteteror te Punes, vecanerisht per reformen e bere ne rritjen e autoritetit dhe besueshmerise se Inspektoriatit te Punes dhe vecanerisht punen e mire te bere ne drejtim te luftes kunder informalitetit dhe punes ilegale dhe gjithashtu përpjekjet serioze dhe rezultative per berjen e vendeve te punes me te sigurta dhe te shëndetshme.

Nderkohe, Kreu i Inspektoriatit te Punes, ka kërkuar nga te gjithe inspektoret nje ritem te ri, ne drejtim te nje pergjegjesie  me te madhe ne raport me ligjin dhe profesionalizem me te thelluar ne punen e secilit.

Me poshte fjala e plote e Drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli

Qellimi i takimit te sotem me te gjithe ju, inspektoret e punes ne terren, qe jeni perfaqesuesit e shtetit ne marredhenie te perditshme me perfaqesuesit e biznesit, por dhe ne takime e kontakte te perditshme me punonjesit, eshte pikerisht domosdoshmeria per nje ritem te ri, ne drejtim te nje pergjegjesie  me te madhe ne raport me ligjin dhe profesionalizem me te thelluar ne punen tuaj.

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, dua tju falenderoj per angazhimin dhe perkushtimin tuaj vecanerisht ne dy prioritete, qe kemi pasur busull orientuese te punes sone te perditshme, zbulueshmerine dhe vendosjen ne baza ligjore te cdo marredhenie pune ne territorin e Republikes se Shqiperise, dhe berjen e vendeve te punes te mireqena, te sigurta dhe te shendetshme per punonjesit ne tregun e punes ne vendin tone.

Sot konstatojmë nje rritje të besimit ndaj Inspektoriatit te Punes, e dukshme kjo në numrin e rritur me afro 40 %, të inspektimeve për shkak ankese, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky eshte nje besim me shume per secilin nga ju, ndaj dhe duhet ta vlerësoni seriozisht. Trajtimi i ankimimeve me autoritetin që na jep ligji, duke ndikuar në ndërmjetësimin si dhe në zgjidhjen e konflikteve, nganjehere dhe te dramave te verteta sociale, ka ndikuar në vendosjen e  një standarti të ri në marrëdhënien dhe komunikimin e vazhdueshem me biznesin, punonjesit dhe organizatat e tyre mbrojtese.

Kemi permiresuar dhe implementuar metoda të reja inspektuese. Orientimi i procesit të inspektimit në drejtim të kontrollit të subjekteve, që paraqesin rrezikshmëri të lartë në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, apo dhe  për evidentimin e punëmarresve të padeklaruar, i atyre që punojnë pa marë të drejtat që ju jep ligji për orët e zgjatura në punë, për punë të vështira e të pa paguara, ka çuar në rritjen e inspektimeve tematike, në 40.8% me shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Synimit tone te vazhdueshem, per bërjen sa më transparent të procesit të inspektimit, do ti sherbeje edhe implementimi i portalit “e-inspection”, pra i inspektimit dixhital. Për këtë Drejtoria Qëndrore dhe e gjithë struktura e Degës Rajonale Tiranë, ka filluar proçesin e pilotimit të inspektimit online nëpërmjet këtij portali, drejtuar dhe monitoruar nga Inspektorati Qëndror.

Por, ne do ti vijojme perpjekjet tona me qëllim lehtësimin e biznesit në drejtim të reduktimit te kohës dhe procedurave, që atij i duhet të shpenzojë për kryerjen e deklarimeve pranë Inspektoratit të Punës, ku per ceshtje ditesh, do t’iu mundësojmë subjekteve deklarimin online.

Vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2014, ka pasur nje rritje te zbulueshmërise se punës informale, duke evidentuar 4170 punonjës që punojnë në të zezë, gjë që flet për një angazhim serioz të të gjithë strukturës në drejtim të luftës kundër ketij fenomeni.

Por, ka dhe nje zbulueshmeri te punonjesve ilegale, qe nuk jane ne skemen e sigurimeve shoqerore  në subjektet e liçensuara, me një diferencë të ndjeshme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku jane 42% më shumë .

Duke patur në qëndër të vëmëndjes mbrojtjen e punëmarrësve dhe bërjen e vendeve të punës të sigurta dhe të shëndetshme është orientuar planifikimi i inspektimeve drejt subjekteve të pa shkeluara më parë apo të subjekteve që konsideroheshin të paprekshme duke synuar që të gjithë punëmarrësit në territorin e Shqipërisë të ndjejnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të ligjshme, përmes institucionit të Inspektoratit të Punës. Këtu mund të përmendim rritjen me 42% të inspektimeve të kryera në sektorin bujqësor, ku për vite më parë ky sektor ka qënë jashtë vëmëndjes.

Është rritur me 94% evidentimi i punësimit në regjim pune ndryshe ose i punëmarrësve që punojnë  në turne të dyta e të treta.

Konstatojmë 10 fishim të numrit të punëmarrësve të diagnostikuar me sëmundje profesionale gjatë inspektimeve të kryera në krahasim me 3-mujorin e parë të këtij viti, që flet për një  përqëndrim të kontrollit pikërisht në ato subjekte që paraqesin risk të lartë në këtë drejtim. Megjithatë duhet të ndiqet nga të gjithë Ju, në mënyrë korrekte proçedura e evidentimit dhe plotësimit të formularit të deklarimit të sëmundjeve profesionale.

Numri i subjekteve që mbulohen me shërbimin e mjekut të ndërmarrjes, evidentuar gjatë proçesit të inspektimit rezulton të jetë 551. Ajo që duhet theksuar është që t’i kushtohet rëndësi dhe vëmëndje funksionimit sa më korrekt të këtij shërbimi.

Duhet theksuar se jemi në rrugë të mbarë, pasi çdo ndryshim rrënjësor kërkon kohën e nevojshme për të folur për rezultate.

Por, pas gjithe ketyre vleresimeve, mendoj se jemi ne momentin e duhur që secili prej nesh, secili prej jush te shtoje energjite dhe pergjegjesine, duke thelluar profesionalizmin dhe performancen, duke kerkuar rruge dhe ide te reja, per te pasur me shume rezultate ne drejtim te reduktimit dhe minimizimit edhe me tej te punes ilegale, apo berjes se vendeve te punes me te sigurta dhe te shendetshme.

Prania juaj duhet te jete me e ndjeshme tek punonjesit, qofte per te qene gjithnje ne mbrojtje te tyre per cdo marredhenie te cenuar ligjore te punes, por edhe per ti keshilluar per te kerkuar te drejtat e tyre. Vazhdoj te konstatoj akoma me shume keqardhje qe inspektoret kujdesen vetem per planin qe ju vendoset perpara. Nderkohe qe pritet shume me teper, si ka mundesi qe nje inspektor nuk shkon qofte dhe nje here te vetme ne nje ndermarrje, per te takuar dhe keshilluar punonjesit per te drejtat e tyre. Prisni vetem per te mbyllur ato inspektime te planifikuara dhe per te justifikuar punen, duke harruar se misioni i secilit prej jush eshte me i rendesishem, eshte shume me teper human.

Rregjistrimi i zonave të inspektimit nga çdo inspektor apo dyshe inspektorësh, ka qënë urdhëri i parë i dhënë sapo mora drejtimin e institucionit duke e konsideruar, çështje shumë të rëndësishme. Ky rregjistër i krijuar në këtë formë mundëson organizimin e kontrollove në subjektet që paraqesin problematika reale dhe shmang inspektimet rutinë pa asnjë efektivitet. Ajo që konstatohet është se këtij proçesi nuk i është kushtuar rëndësia që realisht ka. Pavarësisht faktit se të gjithë prej jush kanë një dokument të printuar ky dokument në shumicën e rasteve :

nuk përditsohet apo në raste të ndryshimit të zonave të inspektimit, nuk kalon me përgjegjësi nga njëri inspektor tek tjetri. 

Në këtë pikë më duhet të theksoj dhe këtë herë jam shumë i prerë që do të mbajnë përgjegjësi çdo inspektor apo Kryeinspektor Rajonal nëse ky proçes nuk do të funksionojë siç duhet pranë Degës Rajonale përkatëse, pasi do të bëhet objekt kontrolli nga Drejtoria Qëndrore.

Dokumentacioni i inspektimit i cili mbetet në arshivën e degës dhe i shërben inspektorit për t’iu referuar në inspektimin pasardhës, mer shumë rëndësi për mënyrën se si pasqyrohet situata e gjetur dhe vendimmarrja për të gjatë inspektimit të rradhës.

Rritja e besueshmërisë ndaj institucionit e përkthyer në numrin e ankesave të ardhura dhe të trajtuara nga ne është dhe mbetet ndër objektivat më të rëndësishëm për t’u realizuar. Kërkoj përgjegjshmëri maksimale për trajtimin me seriozitetin e duhur të çdo rasti denoncimi.

Edhe ato raste që vijnë dhe bëjnë ankimimin me gojë pranë Degës apo Drejtorisë Qëndrore të raportohen në kohë dhe të trajtohen njësoj me të njëjtin dokumentacion që trajtohet një ankesë e ardhur me shkrim a protokoll.

Duhet që të mos presim vetëm urdhëra nga lart për trajtimin e çdo rasti të bërë publik nga media, por të jeni aty siç na detyron ligji.

Nga informacioni i ardhur pranë Drejtorisë Qëndrore për mënyrën e trajtimit dhe zgjidhjes së ankesave janë konstatuar mangësi në shumicën e tyre.

Ky informacion jo në të gjitha rastet është i qartë, profesional dhe i plotë.

Grupi i inspektorëve që merren me trajtimin e tyre duhet të  nënshkruajnë të gjithë dokumentacionin e përgatitur pasi dhe përgjegjësia është e njëjtë.

Me të njëjtin seriozitet të trajtohen të gjitha rastet e aksidenteve në punë, të cilat janë zile alarmi, pasi një hetim i kujdesshëm dhe profesional të çon në konkluzione të sakta me qëllim parandalimin dhe  mos ndodhjen e tyre në të ardhmen. Shumica e subjekteve të cilat janë inspektuar në kuadrin e një hetimi aksidenti na rezultojnë se janë sanksionuar për mos njoftimin e rastit pranë Inspektoratit të punës. Pa e zbehur aspak dhe pa e nënvlerësuar rëndësinë e kësaj dispozite ligjore, duhet t’i vihet theksi sanksioneve për detyra konkrete të pazbatuara nga subjekti të cilat çuan në ndodhjen e këtij aksidenti.

E kam theksuar vazhdimisht që nuk kemi qëllim në vetvete vajtjen pranë subjektit për ta sanksionuar apo penalizuar atë, por sanksioni i vetëm 1% të subjekteve, që janë kontrolluar gjatë 6- mujorit të parë të këtij viti, nuk justifikon realitetin që shohim e prekim përditë.

Gjithashtu dua të vë në vëmendjen e gjithë secilit prej jush, që të përdorni penalitetet të cilat iu ngarkon ligji, t’i zbatoni dhe jo vetëm për të qënë në rregull me ndonjë subjekt që inspektohet për qëllim të caktuar, por që të shërbejnë si masa parandaluese për ngjarje të cilat mund të ndodhin. E kam fjalën këtu për masën e pezullimit të një aktiviteti apo vetëm të një pjese të tij, të cilat nëse përdoren në kohën dhe vendin e duhur rezultojnë shumë me efektivitet.

Si ka mundesi qe akoma ne mes jush, ka ndonje inspektor, i cili gjate inspektimeve ne ndonje kantier ndertimi, shikon qofte dhe nje element rrezikshmerie per jeten e punonjesve, dhe nuk i pezullon punimet menjehere, duke kerkuar edhe ndihmen e organeve te policise. Bazen ligjore e keni, pse nuk veproni? Doni te prisni qe te ndodhe aksidenti. Po jua them me shume vendosmeri, qe kur ndonjëri prej jush,  inspektoret e punes do te mbylle syte, perpara ndonje rasti te shkeljes se ligjit te sigurise dhe shëndetit, apo rregulloreve per përdorimin e masave mbrojtëse individuale dhe kolektive, qe mund te perbeje potencial rreziku per punonjesin, do te kete pergjegjesi ligjore dhe do ti nenshtrohet te gjithe penaliteteve qe parashikon kuadri ligjor.

Prandaj kerkoj nga secili prej jush, te tregoni profesionalizëm, etike dhe pergjegjesi ligjore ne punen tuaj dhe vecanerisht ne raport me perfaqesuesit e biznesit.

Dhe nderkohe dua te ftoj serish te gjithe perfaqesuesit e biznesit qe te denoncoje cdo rast mungese etike, profesionalizmi apo shkelje ligjore, nese do konstatohet per ndonjerin nga ju, pasi une do ta konsideroja nje ndihmese te çmuar ne punen time ne respekt te ligjit.