Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli takim me perfaqesuesit e sipermarrjes private ne Gjirokaster. Ylli vizite dhe ne mjediset e nje prej kompanive me standartet me te mira te punes jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne tregun e BE

 

Dritan Ylli: Kemi krijuar nje klime te mire bashkëpunimi me biznesin korrekt me ligjin, si një faktor shumë i rëndësishëm në luftën kundër  fenomenit të punësimit ilegal apo mosdeklarimit të pagave reale nga punëdhënësit për punëmarrësit e tyre

—-

Drejtori i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli se bashku me drejtues te tjere te ketij institucioni, zhvilluan nje takim bashkebisedimi me perfaqesues te sipermarrjes private ne qytetin e Gjirokastres. Ne kete takim merrnin pjese kompanite me te njohura jo vetem ne Gjirokaster, por ne te gjithe vendin.

Gjate fjales se tij ne kete takim, Kreu i Inspektoriatit te Punes, z.Ylli u shpreh se “jemi angazhuar ne luften kunder informalitetit ne te gjithe format e shfaqjes se tij ne nje marredhenie pune, duke e konsideruar kete nje problem shumë serioz të ekonomisë, ashtu siç në fakt është dhe një ndër prioritetet dhe angazhimet shumë serioze të të gjithë Qeverisë dhe strukturave te saj.

“Ne jemi përpjekur dhe është bërë e mundur krijimi i nje klime te re bashkëpunimi me biznesin korrekt me ligjin, si një faktor shumë i rëndësishëm në luftën kundër  fenomenit të punësimit ilegal apo mosdeklarimit të pagave reale nga punëdhënësit për punëmarrësit e tyre. Dhe kjo është mundësuar përmes ketyre tryezave të rrumbullakta, dëgjesave dhe takimeve duke nxitur zhvillimin e dialogut social dhe negociatave kolektive çka ka sjellë në shumë raste negocimin në kohë të konflikteve në punë”, tha Ylli.

Ai theksoi se “fenomeni i punësimit ilegal ose punësim në të zezë, përmban në vetvete gjithë kompleksitetin negativ të një marrëdhënie punësimi dhe si të tillë ka marrë dhe vëmendjen kryesore Tonën. Nëse do ti referohemi analizave krahasuese për periudha të njëjta, janë evidentuar në subjektet e liçensuara 1688 punëmarrës të pasiguruar  përkundrejt, 639 punëmarrësve të pasiguruar, të evidentuar një vit më parë. Duke vijuar me tej, Drejtori i Inspektoriatit te Punes, u shpreh se”kemi konstatuar 2778 subjekte krejtësisht informale me 4526 punonjës që punojnë në to, për të cilat nuk kemi asnjë bazë krahasimi me më parë. Në total flasim për 6214 punonjës, që janë evidentuar të punojnë në të zezë duke qënë njëkohësisht dhe kontribues të munguar në skemën e Sigurimeve Shoqërore dhe duke mos patur asnjë mundësi përfitimi që do të përfitonte nëse ky punëmarrës do të ishte i siguruar. Të gjithë praktikat e punësimit informal të evidentuar , janë përcjellë për kopetencë pranë organeve të tatim taksave me qëllim zbardhjen në kohë të këtij informaliteti në të gjitha format e shfaqjes së tij. Nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe informaliteti gri, ose thënë ndryshe llogaritja e kontributit të Sigurimeve Shoqërore, jo mbi pagat reale me të cilan paguhen punëmarrësit. Për hir të së vërtetës informaliteti gri është dhe më i vështirë për t’u konstatuar duke qënë se në shumë raste dhe vetë punëmarrësit bëhen palë me subjektin në dëm të vetvetes. Kryesisht konstatimet dhe rezultatet pozitive për këtë fenomen i kemi nga adresimi nëpërmjet ankesave të punëmarrësve pranë nesh.

Vizita ne kompanine Elka

Nderkaq Drejtori i Inspektoriatit te Punes, zhvilloi nje vizite edhe ne mjediset e njeres prej kompanive shqiptare me te njohura per standartet e saj korrekte te punes, sikurse dhe te cilesise se prodhimit, jo vetem ne Shqiperi por konkurente e denje edhe me kompanite te njohura ne tregun e BE. Gjate kesaj vizite z.Ylli u shpreh se , jemi shume te kenaqur me trajtimin korrekt dhe konform me legjislacionin e punes te punonjesve ne kete kompani, sikurse edhe me mjediset e sigurta dhe te shendetshme ku ata punojne.

Ju faleminderit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani