Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli takim me përfaqësues të biznesit në Qarkun e Kukësit.  Dritan Ylli vizitë inspektuese të kushteve të punës, për masat e sigurisë, në një prej kantiereve të ndërtimit, ne qytetin e Kukësit

 - Po bëjmë një kontroll me tematikë në të gjithë vendin, në sektorin e ndërtimit me synim këshillimin dhe rekomandimin per marrjen e masave të sigurisë në punë

- Po synojmë bërjen e vendeve të punës me të sigurta dhe të shëndetshme për punonjësit shqiptarë.

 —————–

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli, i shoqëruar dhe nga drejtues të tjerë të Inspektoriatit, gjatë një turi takimesh në qytetin e Kukësit, bëri nje vizitë inspektuese të kushteve të punës, për të parë nga afër masat teknike dhe ligjore të sigurisë në një kantier ndërtimi ne këtë qytet, sikurse zhvilloi një takim në formë dëgjuese dhe bashkëbisedimi me përfaqësuesit kryesorë të sipërmarrjes private të qarkut të Kukesit. Kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Ylli pasi bëri një kontroll nga afër në mënyrë të detajuar të kushteve të sigurisë në punë në kantierin e ndërtimit, pasi bisedoi me inxhinierin teknik dhe me punonjësit, sikurse u njoh edhe me masat e marra nga punedhenesi, u shpreh se ky kontroll eshte ne vazhden e nje kontrolli me tematike te përqendruar per kushtet e sigurise dhe shëndetit ne pune ne sektorin e ndertimit, qe ka nisur ne te gjithe Shqiperine. Ky kontroll, u shpreh z.Ylli, eshte në përmbushje të misionit të Inspektoriatit te Punes per rritjen e standarteve te kushteve te punes, per t’i bere vendet e punes me te sigurta dhe te shendetshme dhe ka per synim minimizimin e aksidenteve. Ai tha se, Inspektoriati Shteteror i Punes, e ka pare nje domosdoshmeri nisjen e ketij aksioni, duke qene se rastet e fundit te evidentuara te aksidenteve ne pune, i perkasin aktiviteteve te ndertimit, si dhe situates se dukshme te punes pa masa mbrojtese individuale, si kaskat, veshjet perkatese te punes, rripin e sigurimit, sigurine e skelave, etj. Kreu i Inspektoriatit theksoi me tej se ky kontroll synon kryesisht qe permes informimit, këshillimit, rekomandimeve dhe verejtjeve të lëna nga inspektoret e punes ne terren, të fillojë të kultivohet një kulturë ndërgjegjësimi per punedhenesit dhe punemarresit, qe te përdoren pajisjet mbrojtëse individuale, sipas specifikave të proçesit të punës që kryejnë. Takimi me perfaqesuesit e sipërmarrjes private te qarkut Kukes Kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Ylli i shoqeruar edhe nga Kryeinspektorja e Kukesit, znj.Dashuri Visha gjate takimit qe zhvilloi me punedhenesit me te mëdhenj te qarkut te Kukesit, u shpreh se tashmë është vendosur një standart i ri në marrëdhënien e Inspektoratit të punës me sipërmarrjen private në tërësi, nje bashkëpunim dhe komunikim qe do jete i panderprere dhe i vazhdueshem. Në këtë takim z.Ylli u njoh nga afër me problematikat e komunitetit të biznesit te Kukesit, Hasit dhe Tropojes. Ai u shpreh se “synimi kryesor i këtij takimi, që nuk është i vetmi, i organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës është vendosja e një standarti të ri në marrëdhënien e Inspektoratit të Punës me biznesin, ku do të prevalojë bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, të cilat kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, respektimin e kontratës se punës dhe Kodit te Punës me qellim reduktimin e informalitetit dhe punës ilegale. Vendosja e këtij standardi nuk mund të jetë i njëanshëm nëse nuk njohim problematikat shqetësuese të punëdhënësve, qëllimi i të cilit është edhe organizimi i këtij aktiviteti me punedhenesit e qarkut te Kukesit. Nxjerrja e problematikave, këshillimi, informimi dhe komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet Inspektoriatit të Punës dhe punëdhënësve do të mundësojnë garantimin e paqes sociale duke siguruar qëndrueshmërinë e tregut të punës dhe duke e kthyer institucionin në një qendër të rëndësishme që punon, për bërjen e vendeve të punës të sigurte, të shëndetshëm e produktivë. Objektivi ynë kryesore është dhënia e ndihmës për të gjithë punëdhënësit dhe jo penalizmi. Problematikat e konstatuara në sektorin e sigurisë dhe shëndetit në punë janë mos zbatimi i rregullave të sigurimit teknik, mos-marrja e masave mbrojtëse kolektive, mospërdorimi i mjeteve mbrojtëse personale të cilat sjellin aksidente në punë. Gjithashtu është e rëndësishme mbulimi me shërbim mjekësor në punë, nëpërmjet mjekut të punës i cili do të vlerësojë realisht sëmundjet profesionale dhe do të mundësojë marrjen e masave për parandalimin e tyre. Z.Ylli u shpreh gjithashtu se në kuadër të standardit të ri të vendosur nga Inspektorati i Punës, me përfaqësuesit e biznesit, ku do te prevaloje bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv dhe jo penalizmi, ne ju ftojmë të gjithë ju, përfaqësues të punëdhënësve, por njëkohësisht edhe punëmarrësit te denoncojnë çdo rast të mosrespektimit të legjislacionit të punës si dhe të abuzimit me detyrën apo shkelje te etikes nga ana e inspektorëve te punës. Ju garantojmë se ne do tju mbështesim në vazhdimësi në respekt të ligjit, në respekt të punëdhënëseve, në respekt të punëmarrësve.

Ju faleminderit!

 

 Per ISHPSHSH

Daniela Hasani

 

0675004444