Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli takim me drejtues të sindikatës së ushqimit dhe turizmit. Në takim dhe drejtues të shoqatave të prodhuesve të bukës, të restoranteve turistike dhe kulinarisë tradicionale shqiptare

Dritan Ylli: Ju kemi partnerë të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit dhe punës në të zezë

Ylli: Ju ftojme të na evidentoni cdo rast të shkeljes së ligjit apo abuzimit me detyrën të inspektorëve të punës në terren

—-

 Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli zhvilloi sot nje takim me drejtues të  Sindikatave të punonjesve të aktiviteteve ushqimore, tregtare dhe turistike, pranë zyrave të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Ne takim merrnin pjesë edhe drejtues të shoqatës së prodhuesve të bukës, të restoranteve turistike, si dhe të kulinarisë tradicionale shqiptare. Më konkretisht në këtë takim nga Sindikata Autonome e Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë e Turizmit të Shqipërisë (SAUATT)merrte pjesë Z.Bilbil Kasmi me cilësinë e Presidentit të saj, Z.Gëzim Peshkopia Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Z.Kujtim Dervishi, Kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqipëtare dhe përfaqësues të tjerë sindikalistë.

Gjatë këtij takimi, Drejtori i Inspektoriatit të Punës, z.Ylli u shpreh se “ne i konsiderojmë aleatë të rëndësishëm dhe partnerë shumë të vlefshëm të gjithë përfaqësitë e sindikatave, sikurse dhe të gjithë organizmat e biznesit të ligjshëm, në punën tonë ne mbrojtje të të drejtave të ligjshme të punonjësve, sikurse edhe në prioritetin që kemi luftën kundër informalitetit dhe punës në të zezë. Ne kemi synuar gjithnjë vendosjen e një klime të mirë bashkëpunimi me biznesin korrekt me ligjin, si një faktor shumë i rëndësishëm në luftën kundër  fenomenit të punësimit ilegal apo mosdeklarimit të pagave reale nga punëdhënësit për punëmarrësit e tyre, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi me Sindikatat është shumë frytdhënës për të patur rezultate konkrete dhe reale”.

Gjatë këtij takimi u vleresua puna qe po bën Inspektoriati i Punës, për luftën kundër informalitetit, si fenomen shumë shqetësues i cili prodhon konkurencë të pandershme . Kreu i Inspektoriatit garantoi perfaqësuesit e sindikatave të punonjësve dhe të punëdhënësve se do të vijojë puna per zbulueshmërinë e të gjithë punonjësve që janë të pasiguruar, pra që nuk janë në skemen e pagesës së kontributeve për sigurime shoqerore, sikurse dhe të gjithë atyre subjekteve qe janë krejtesisht informale, per ti deleguar ne organet tatimore per tu vendosur ne pozita te ligjshme te aktivitetit.

Nderkaq disa problem te tjera qe u diskutuan gjate takimit kishin te benin me lëvizjen e shpeshtë te fuqisë punëtore, duke qënë se shumë aktivitete, e zhvillojnë punën në sezone turistike, per mungesen e punëmarrësve të kualifikuar në tregun e punës, sikurse dhe me nevojen për informim dhe këshillim për ndryshimet ligjore.

Në përfundim të tij Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës iu drejtua pjesmarrësve që të denoncojnë çdo subjekt, i cili nuk zbaton legjislacionin e punës si dhe çdo rast të konstatimit të abuzimit me detyrën nga inspektorët e punës.

Tiranë 17.02.2015

Ju faleminderit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani