Drejtori i Inspektoriatit të Punës , Dritan Ylli mori pjesë në konferencën ndërkombëtare për strategjinë e sigurisë dhe shëndetit në  punë

Në këtë konferencë që zgjati tre ditë dhe u mbajt në Dresden të Gjermanisë , mblodhi së bashku drejtues të Inspektoriateve të punës dhe agjensive të sigursë në punë të disa shteteve të botës , sikurse dhe organizata dhe institute të ndryshme te BE dhe më gjërë, që merren me hartimin e strategjive dhe objektivave se si të bëhen më të sigurta dhe të mirëqëna vëndet e punës kudo në botë.

Synimi kryesor i konferences ishte, diskutimi i ideve dhe vizionit, për reduktimin në maksimum të aksidenteve në punë dhe gjithashtu të sëmundjeve profesionale

Të gjithë personalitetet që paraqitën studimet e tyre per strategjinë që duhet ndjekur për reduktimin maksimal të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale, konvergonin në një pikë ; investimin për parandalimin e rriskut dhe krijimin e një mjedisi te sigurtë të punës

Për krijimin e këtij mjedisi të sigurtë dhe parandalues të aksidenteve , gjithnjë duhet të ketë një vëmëndje më të madhe nga ana e drejtuesve teknike të kompanive , por dhe një komunikim më të madh në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Kompanitë duhet të investojnë më shumë në krijimin e kushteve më të sigurta, sepse është gjithnjë në favor të rritjes së produktit dhe fitimeve të kompanisë , investimi për sigurinë në punë, për të parandaluar aksidentet

Gjatë zhvillimit të kësaj konference, drejtori I Inspektoritit të Punës , Dritan Ylli zhvilloi disa takime me drejtues të inspektoriateve dhe agjensive të sigurisë dhe shëndetit në punë,si me ato te Gjermanisë , Austirsë , Turqisë, Italisë, Danimarkës etj.

Gjatë këtyre takimeve kreu I Inspektoriatit Ylli , I njohu homologët e tij, me përpjekjet dhe vullnetin e Inspektoriatit të punës , për të krijuar një mjedis pune më të sigurtë dhe të shëndetshëm në tregun e punës në Shqipëri

Ai thkesoi progresin e bërë , sidomos gjatë tre viteve të fundit , në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit tek punëdhënësit dhe punëmarrësit që të tregojnë një kujdes të shtuar për sigurinë në punë

Ndërkohë kreu I Inspektoriatit Ylli, pati një mundësi të shkëmbejë përvoja me drejtuesit e tjerë të inspektoriateve, duke përfituar vecanërisht nga modele të tilla shumë të mira për sigurinë dhe shëndetin në vëndet e punës , si në Gjermani , Austri , Danimarkë  etj.

Tirane. 23.03.2016