Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli po merr pjesë në Kongresin e 14 të Organizatës Botërore të Inspektimit në Punë (IALI), që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, në zyrat qëndrore të Organizatës Botërore të Punës (ILO).

Në këtë Kongres, që është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket marrëdhënieve të punës dhe inspektimit, marrin pjesë drejtues të inspektoriateve të punës nga shumë vende të botës.

Tema kryesore e Kongresit të këtij viti ishte, “profesionalizëm, partnership dhe performance-për të pasur një efektivitet më të lartë në inspektimet e punës”.

Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Inspektimit në Punë, dhe ndan të njëjtat sfida dhe objektiva sic janë lufta kundër punës ilegale dhe informalitetit të punës në tërësi, sikurse dhe bërjen e vendeve të punës më të sigurta dhe më të shëndetshme.

Gjatë punimeve të Kongresit, kreu I inspektoriatit të punës së Shqiperisë, Dritan Ylli zhvilloi një takim të vecantë me Presidenten e kësaj organizate, znj. Mishele Paterson.

Gjatë bisedës, z.Ylli e njohu znj.Paterson me rezultatet e punës së Inspektoriatit të Punës në Shqipëri, vecanërisht në drejtim të rritjes së besueshmërisë dhe transparencës së institucionit, rezultatet e dukshme dhe mjaft pozitive në reduktimin e punës ilegale dhe luftën kundër informalitetit, sikurse dhe punën shume serioze dhe konkrete që po behet për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e standarteve të sigurisë për parandalimin e aksidenteve, në menyrë që të kemi vende pune me të sigurta dhe më të shëndetshme.

Kreu i Inspektoriatit te punës, e njohu znj.Paterson me faktin se vetëm në 6 muajt e fundit eshte bërë e mundur te zbulohen më shumë se 5200 punemarrës në kushte ilegale, sikurse dhe evidentimin e me shumë se 2 mijë subjekteve që ushtronin aktivitet në kushte informale.

Gjithashtu z.Ylli e njohu Znj. Paterson edhe me punën që po behet për respektimin e kontrates së punës midis punëdhënësve dhe punëmarrësve, për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të mirëqenë të punës për punonjësit shqiptare.

Nga ana e saj Presidentja e Organizatës Botërore të Inspektimit në Punë vlerësoi rezultatet pozitive te Inspektoriatit të Punës në Shqipëri.

 Ajo inkurajoi Drejtorin e inspektoriatit z.Ylli për vijim të punës në drejtim të reduktimit të punës ilegale dhe informalitetit te punës në tërësi.

 Znj. Paterson u shpreh se për të pasur kushte te mirëqena te punës për punonjësit, duhet bërë shumë punë për të evidentuar punonjesit ilegalë.

 Znj. Paterson garantoi z.Ylli për një mbështetje të pakursyer te Organizatës botërorë të inspektimit në punë për Inspektoriatin e Punës së Shqipërisë.