Raporti i Drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Shteteror te Punes, z.Dritan Ylli mbajtur ne takimin e Keshillit Kombetar te Punes

 “Synojme të fillojmë të kultivojmë një kulturë ndërgjegjësimi si për punëdhënësit me qëllim marrjen e masave të nevojshme të mbrojtjes në punë, ashtu dhe të punëmarrësve për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale sipas vendit të punës ku ato punojnë”

 

——

Zhvillimi i ketij takimi të rradhës të Këshillit Kombëtar të Punës, pikerisht në ditën ndërkombëtare të saj dhe ne respekt te perkujtimit te gjithe atyre punonjesve qe kane humbur jetet e tyre per shkak te punes dhe vendeve te punes te pasigurta, i jep rëndësinë e duhur kësaj dite, ndërkohë që ne si Inspektorat Shteteror te Punes, na bën që të tregojmë kujdes të shtuar dhe natyrisht qe na shton pergjegjesine perpara ligjit, por jo vetem, per ti sherbyer sfides dhe qëllimit madhor per bërjen e vendeve të punës sa më të sigurta dhe të shëndetshme.

Shqiperia tashme eshte ne rruge te mbare ne procesin e integrimit ne familjen e madhe te Bashkimit Europian, dhe natyrisht nje prej sfidave kryesore ne kete rrugetim qe kerkon standarte konkuruese dhe jo “lemoshe“, eshte edhe rritja e standarteve per berjen e vendeve te punes te mireqena dhe te shendetshme, ne menyre qe edhe punonjesit qe punojne ne tregun e punes ne Shqiperi, te ndjehen po aq te sigurte dhe te garantuar ne pozicionet e tyre te punes, sikurse edhe punonjesit ne te gjithe tregun e BE.

Ne funksion te ketij qellimi, dua ta nis kete raport, me paraqitjen e nje fakti shume te rendesishem. Shqiperia eshte zgjedhur te jete pjese e nje fushate mbare europiane me kohezgjatje dyvjecare, e lancuar ne fillim te ketij muaji nga Agjencia Europiane per Sigurine dhe Shendetin, me temë “Vende pune të shëndetshëm, menaxhojnë stresin“. Ne kete fushate, Shqiperia do te jete perkrah me shume se 30 vendeve te Europes  dhe Inspektorati i Punës do të mbështesë  dhe promovojë të gjitha aktivitetet që do të përmbajë dhe do te realizoje kjo fushatë ndergjegjesimi.

Po në fakt sa  i rëndësishëm është parandalimi dhe menaxhimi i stresit në vendin e punës?

  Nga studime të kryera ka rezultuar se  stresi është përgjegjës për miliona ditë pune të humbura çdo vit. Punëmarrësit e stresuar nuk kanë produktivitet në punë .  Shumë viktima vuajnë në heshtje dhe shumë kompani nuk e kuptojnë se sa shumë stresi dëmton performancën e tyre të biznesit. Kjo fushate synon qe te tregoje se stresi eshte nje risk psikosocial dhe duhet trajtuar ne te njejten menyre sistematike, si cdo risk tjeter i sigurise dhe shendetit ne pune. Trajtimi i tij, sigurisht qe eshte vemendje e disa institucioneve qe kane te bejne edhe me shendetin publik, por ne si inspektoriat i punes, duke kerkuar respektimin e elementeve ligjore te kontrates se punes ne mes te punedhenesve dhe punemarresve nga njera ane, sikurse berjen e vendeve te punes me te sigurta dhe te shendetshme, per rrjedhoje kemi nje rol te rendesishem ne reduktimin e stresit ne vendet e punes..

Inspektorati i punës është partner seriozë, duke qënë pjesmarrës aktiv në networkun europian, ku Shqipëria është anëtare me pikën e saj koordinuese në Agjensinë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Per te vazhduar me tej, në drejtim të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë si dhe në kuadër të implementimit,  të komponentit 1, “Modernizimi i Inspektoratit të Punës”, të Projektit IPA-2010, Inspektorati është pjesë e grupeve të punës për;

-         Transpozimin e Direktivave Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Pas miratimit të bërë në korrik 2013, të tre VKM-ve që janë rregullore që përcaktojnë  kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, përdorimin e pajisjeve të punës në vendin e punës si dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale, po punohet nga ana jonë tashmë, për zbatimin e tyre. Sigurisht që puna fillon me njohjen, informimin dhe këshillimin e subjekteve nga ana e inspektorëve të punës.

Në zbatim të Urdhërit të Ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise, z.Veliaj, jemi pjesë e rëndësishme dhe po punojmë me grupin e ngritur për hartimin e Strategjisë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2014  -  2020.

Mbrojtja e te drejtave te ligjshme te punonjesve ne vendet e tyre te punes, ne funksion edhe te zbatimit te bazes ligjore, rritja e standarteve dhe berja e vendeve te punes me te mireqena per sigurine dhe shendetin, kane qene dhe vijojne te jene shtyllat kryesore te punës se perditshme te Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Që në fillim të marrjes së detyres ne drejtimin e inspektoriatit shteteror te punes, duke evidentuar pikat e dobëta te tij, puna është orientuar drejt nje reforme, qe nis me berjen e nje institucioni te njohur dhe me autoritet, te besueshem, transparent dhe per me teper te pergjigjshem dhe te pergjegjshem per misionin qe duhet te kryeje. Ndaj dhe jemi fokusuar ne;

-       Rritjen e besueshmërisë dhe reputacionit të institucionit të Inspektoratit të Punës, pasi një besim i shtuar ndaj tij përkthehet në rezultate konkrete dhe të prekshme ne kuader te misionit dhe bazes ligjore qe vepron ky institucion.

 -       Minimizimin e punësimit informal duke e konsideruar problem shumë serioz të ekonomisë, ashtu sic dhe ne fakt eshte nje prioritet dhe angazhim shume serioz i te gjithe qeverise,  pasi eshte e qarte se ne kushtet e një punëmarrësi informal nuk mund të flitet më për të drejta që i takojnë.

 -       Krijimin e një baze të dhënash për subjektet aktive që ushtrojnë aktivitet në territorin e Shqipërisë, kjo e bërë duke shkelur terrenin nga të gjithë inspektorët e punës për të disponuar rregjistrin e subjekteve sipas zonave të inspektimit.

 -       Evidentimin e subjekteve më të riskuar për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, si një listë për tu referuar.

 -       Përcaktimin e  qartë të prioriteteve të dhëna cdo fillim muaji, me qëllim planifikimin nga ana e inspektorëve sipas degëve rajonale të subjekteve të cilat do ti nënshtrohen kontrollit dhe inspektimit.  Përzgjedhja e subjekteve u është kërkuar të bëhej duke patur parasysh kontrollin për;

  • Kushte pune që parandalojnë aksidente dhe sëmundje profesionale.
  • Punësim informal
  • Punësim në zbatim të ligjit, të të gjithë  grupeve të rrezikuara si( Fëmijë nën 18 vjeç, PAK, Gra shtatzëna etj)

 -       Kryerjen e  kontrolleve me tematike në turnet e dyta e të treta, si dhe inspektime të përbashkëta në bashkëpunim me Tatim-Taksat dhe Policinë e Rendit, etj.

-       Ne qarkun e Tiranes në keto kontrolle te perbashketa  erdhen rezultate të ndjeshme sidomos në drejtim të luftes kunder informalitetit dhe zbulueshmerise se punesimit illegal.

 -       Krijimin e një klime bashkëpunimi me biznesin duke e konsideruar, partner  shumë të rëndësishëm në arritjen e objektivave tona. Këtë e kemi mundësuar       përmes tryezave të rrumbullakta, dëgjesave dhe takimeve me ta. Deri tani kemi zhvilluar takime shumë të vlefshme me përfaqësues të bizneseve të rëndësishme në qarqet Korcë, Vlorë, Dibër dhe Kukës. Këto takime do t’i vijojmë në të gjithë qarqet e tjera. Ketu eshte vendi te theksoj edhe nje nisme qe i kemi propozuar ministrise tone te linjes, per nje ndryshim ligjor te kerkuar nga vete perfaqesuesit e biznesit, ku nga detyrimi per te deklaruar cdo vit aktivitetin, numrin dhe emrat e punonjesve dhe adresen e kompanise, kemi propozuar te behet me fillimin e aktivitetit, si dhe kur mund te kete ndryshime. Kjo me qellim lehtesimi te procedurave burokratike dhe reduktimin e kohes, aq te cmueshme nga perfaqesuesit e kompanive.

 -       Zhvillimin e dialogut social, nxitjes së negociatave kolektive, ndërmjetësimit në kohë të konflikteve të punës, në nivel qendror, rajonal dhe në nivel ndërmarrje. Aktualisht funksionon një grup pune i ngritur me inspektorë të Drejtorisë Qëndrore, që po mbështesin inspektorët rajonale për trajtimin në kohë dhe me seriozitet të ankesave të punëmarrësve.

 -       Riformatimin e web -site, www.inspektoriatipunes.gov.al , i cili aktualisht është një faqe për komunikim ndëraktiv dhe ku te gjithe te interesuarit, mund gjejne informacion të plotë rreth punës dhe aktivitetit të Institucionit.

-       Me kërkesën dhe insistimin tone, u mundësua nga BE në kuadër të Projektit IPA 2010, i zbatuar nga ILO, një spot publicitar si ftesë bashkëpunimi për punëdhënësit dhe punëmarrësit.

 Më poshtë po prezantoj punë konkrete dhe rezultate për minimizimin e informalitetit dhe për ceshtje të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kështu në lidhje me luftën kundër informalitetit kemi bërë këto hapat konkretë ;

 

  1. Aksioni për rregjistrimin e terrenit përveç asaj të krijimit të bazës së të dhënave, kishte qëllim dhe evidentimin e punësimit informal dhe veçanërisht punësimit informal në subjekte të paliçensuara, praktikë që vazhdon të ndiqet edhe pas përfundimit të tij. Për periudhën Nentor 2013 – Mars 2014 janë zbuluar 2086 subjekte krejtësisht informale, ku janë konstatuar 4213 punonjës informale, të cilët janë dhe kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. Po ti bashkosh kësaj shifre dhe atë të punëmarrësve informalë të konstatuar gjatë inspektimeve në subjekte të licensuara, kjo shifer shkon në 4997.

 

  1. Krijimi i një harte digitale, e cila tashmë është krijuar si strukturë.  Aktualisht vazhdon puna për popullimin e saj  me të dhëna nga rregjistrimi i terrenit, nga e cila do të merret një panoramë më e qartë e shpërndarjes të subjekteve, sipas aktivitetit të tyre, numrit të punësuarve, subjekteve të palicensuara, si dhe inspektoreve te punes ne zona inspektimi sipas juridiksionit.
  2. Në vazhdimësi, kërkesë llogarie për çdo inspektor në lidhje me evidentimin e informalitetit, duke e konsideruar si një nga treguesit për vlerësimin e punës së gjithsecilit.

Projektimi ne harte dixhitale i subjekteve aktive sipas 12 rajoneve dhe i numrit te inspektoreve te pune. Projektimi ne harte digjitale i ndarjes se Zonave te Inspektimeve ne Prefekturen e Tiranes, sipas dysheve te inspektimit.

 Në raport me sigurinë dhe shëndetin në punë kemi ndjekur këto hapa konkretë:

Si hap të parë kemi evidentuar sektoret e ekonomise,   që paraqesin risk të lartë, në drejtim të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas qarqeve ku ushtrohet aktiviteti, dhe me pas kemi pergatitur edhe nje liste referimi te subjekteve qe kane pasur raste te perseritura te aksidenteve ne pune, me pasoje demtimin e shendetit te punonjesve.

Si hap të 2-të,

Monitorim dhe kontroll i subjekteve me aktivitet prodhues, ndërtues, miniera etj, si subjekte të cilësuara me risk të lartë, nga grupe të përbërë me inspektorë nga Drejtoria Qëndrore. Në këtë kuadër kanë punuar paralelisht 2 grupe, ku njëri ka kryer inspektime në subjekte në të gjithë qarqet, kurse tjetri vazhdon kontrollin në zonën e ish- Metalurgjikut duke e konsideruar si zonë shumë të nxehtë në raport me sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë. Janë lënë detyra konkrete për përmirësim të kushteve të punës dhe vijojne te jene ne monitorim nga inspektoret e punes ne terren per zbatueshmerine e masave teknike rekomanduese.

Dua te permend ketu nje rast te një subjekti të rëndësishëm, persa i perket numrit te larte te punemarresve, ku pas inspektimit të bërë, është arritur të vendoset shërbimi mjeksor i vazhdueshëm, i cili me pare funksiononte me kohe te pjesshme, aktiviteti i të cilit ishtë industri e rëndë përpunimi metalesh një aktivitet me risk shumë të lartë për aksidente dhe sëmundje profesionale. Pavarësisht faktit se penalizimi nuk eshte qëllimi yne kryesor, në rastet e përsëritjeve të shkeljeve flagrante, atyre të konstatuara dhe më parë nga inspektorët e punës, sigurisht që kemi marrë masa ligjore përfshirë këtu dhe pezullimin e punës në dy kantiere ndërtimi.

E shikoj te domosdoshme te sqaroj ketu, se Inspektoriati i Punes nuk ka aspak per qellim bllokimin apo pezullimin e punes,  perkundrazi ne jemi promovues te hapjes se vendeve te reja te punes, por nese jeta e punonjesve ne nje pozicion te cfaredoshem te punes, vihet ne rrezik, dhe jeta e njeriut eshte aseti me i cmuar, atehere ne natyrisht qe edhe ne funksion te zbatimit te ligjit te sigurise dhe shendetit ne pune, jemi te detyruar te ndalojme punimet deri, ne vendosjen e masave te duhura ligjore teknike qe te garantojne jeten e punonjesit.

Si hap të  3-të

Ashtu sic dhe e përmenda më lart me hyrjen në fuqi dhe fillimin e punës për zbatimin e 3 VKM-ve per sigurine dhe shendetin ne vendet e punes, Inspektorati i Punës aktualisht ka nisur  një fushatë ndërgjegjësimi, te bazuar ne nje kontroll me tematike te perqendruar per masat e sigurise ne pune në sektorin e  ndërtimit dhe prodhimit  te materialeve te ndërtimit, duke e vënë theksin në përdorimin e masave kolektive të mbrojtjes dhe pajisjeve mbrojtëse individuale. Permes kesaj fushate, synojme të fillojmë të kultivojmë një kulturë ndërgjegjësimi si për punëdhënësit me qëllim marrjen e masave të nevojshme të mbrojtjes në punë, ashtu dhe të punëmarrësve për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale sipas vendit të punës ku ato punojnë. Sepse, shpeshhere na rezulton qe pajisjet mbrojtjese te jene vene ne dispozicion nga punedhenesi, por qe punonjesit nuk i perdorin duke vene ne rrezik jeten e tyre. E kemi konceptuar si një fushatë ku inspektorët do të dokumentojnë me foto objektet dhe shkeljet e masave te sigurise, qofte kolektive apo individuale, per te pare te konkretizuar cfare u përmirësua pas ketyre kontrolleve.

Në 3-mujorin e parë të 2014 shënohet një ulje e numrit të aksidenteve në punë, krahasuar me 3-mujorin e fundit të 2013. Gjithashtu gjatë periudhës  Tetor 2013 – Mars 2014, sipas raporteve që vijnë nga Degët Rajonale;

  • 1465  punëmarrës të  diagnostikuar me  sëmundje profesionale. Kjo shifër eshte shume e rendesishme, pasi flet për një ndërgjegjësim të punëdhënësve për deklarimin e sëmundjeve profesionale,  por që gjithsesi mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim.
  • 1478  numri i subjekteve që kanë të punësuar mjek ndërmarrje.
  • 202  subjekte në të cilat janë ngritur Këshillat e Sigurisë. Pavarësisht faktit se janë ngritur si këshilla konstatojmë, se kryesisht janë formal dhe nuk funksionojnë.

 

Kemi nje rritje te besueshmërisë ndaj Inspektoratit të Punës, te cilen e shohim të konkretizuar në numrin e ankesave, të cilat gjithnje ne rritje po drejtohen në institucionin tonë përmes adresës elektronike: ankesa@sli.gov.al, numrit të telefonit  04 4 500 734 ,  si dhe punëmarrësit mund të ankohen me shkrim ose edhe permes takimeve  protokollare, pranë zyrave te inspektoriatit te punes ne te gjithe vendin.

Kështu janë rregjistruar 24 ankesa në 3-mujorin e parë të vitit 2014, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultojnë 2.4 herë më shumë. Sipas trajtimit rreth 42% e tyre  janë zgjidhur në favor të punëmarrësve, dhe po konstatojmë që ankesa të trajtuara vite më parë, po ridrejtohen në Institucionin tonë të cilat janë marrë në të gjitha herët në konsideratë duke i trajtuar me seriozitetin e duhur.

 

Per ISHPSHSH

Daniela Hasani

 

0675004444