Drejtues të Inspektoriatit Shteteror të Punës së Shqipërisë marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Prishtinë

 Një delegacion i Inspektoriatit Shtetëror të Punës së Shqipërisë, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Prishtinë, me temë “Siguria dhe shëndeti në punë”.

Ne kete konference, qe zhvilloi punimet pergjate dy diteve, ishin pjesemarres perfaqesues nga Agjencia Europiane per Shendetin dhe Sigurine, drejtues te inspektoriateve te punes se vendeve te rajonit, sikurse drejtues dhe eksperte nga disa shtete te Bashkimit Europian, te cilet ndane pervojat midis rajoneve dhe kerkesat per harmonizimin dhe standatizimin e politikave dhe mekanizmave mbi shendetin dhe sigurine ne pune ne kuader te proceseve integruese evropiane.

Fjalen e hapjes se konferences e mbajti ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale te Kosoves, z.Nenad Rashic. Ministri Rashic pasi uroi mireseardhjen per pjesemarresin ne Konference, theksoi se shkembimi i pervojave me te mira dhe rritja e ndergjegjesimit per berjen e vendeve te punes sa me te sigurta dhe te shendetshme.

Ndersa Kryeinspektori i Inspektoriatit te Punes se Kosoves, z.Basri Ibrahimi ne raportin e tij evidentoi problematiken dhe ndryshimin e bazes ligjore  persa i perket sigurise dhe shendetit ne vendet e punes. Ne kete konference foli edhe Kreu i Inspektoratit Shteteror te Punes z.Dritan Ylli. Gjate raportit te tij, kreu i inspektoriatit te punes se Shqiperise, u ndal ne prioritetetet e punes se institucionit, qe jane lufta kunder punesimit informal, rritja e standarteve ne vendet e punes, per te krijuar nje siguri dhe mireqenie me te madhe te punonjesve, sikurse dhe rritjen e autoritetit dhe kredibilitetit te institucionit, vecanerisht ne marredheniet e bashkepunimit me perfaqesuesit e sipermarrjes private.

 Gjithashtu ne fjalen e tij, z.Ylli theksoi nevojen e kultivimit te nje kulture dhe ndergjegjesimi qofte te punedhenesve, por edhe te punonjesve per marrjen e masave kolektive, sikurse pajisjet dhe veshjet e masave mbrojtese individuale, per te garantuar sigurine dhe shmangur aksidentet ne vendet e punes. Gjate zhvillimit te konferences, Kreu i Inspektoriatit te Punes se Shqiperise, Ylli zhvilloi disa takime me ministrin e Punes dhe Mireqenies Sociale te Kosoves, z.Rashic, homologun kosovar, Basri Ibrahimi, sikurse dhe me te tjere drejtues te inspektoriateve te vendeve te rajonit.

 

Per ISHPSHSH

Daniela Hasani

 

0675004444