Dritan Ylli: Profesionalizmi, korrektesa me ligjin dhe etika ne marredhenie me perfaqesuesit e sipërmarrjes private, të jetë togfjalëshi që t’ju shoqërojë në punën tuaj te përditshme

 

Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli zhvilloi sot nje takim me te gjithe trupen inspektuese te terrenit. Ne fjalen e tij z.Ylli u ndal ne rezultatet e mira te arritura gjate vitit 2014 dhe rritjen e besueshmerise ndaj institucionit dhe kërkoi me shume pune dhe profesionalizem nga trupa inspektuese, per te tejkaluar keto rezultate te mira te arritura, duke mos u matur me me periudhat e mëparshme, por duke rendur ne rritjen e standarteve dhe respektimin e marredhenies se ligjshme ne mes te punedhenesve dhe punemarresve.

 

Me poshte fjala e plote e Drejtorit te Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli:

 

Do të desha, që në këtë takim të evidentojme disa rezultate shume te mira qe kemi arritur se bashku dhe te ndalojmë dhe të bëjmë një reflektim për realizimin e objektivave që i kemi vënë vetes, duke vlerësuar dhe analizuar punën e deritanishme.

 

  • Të matemi me vetveten!

 

Tashmë analizat dhe rezultatet do ti bëjmë me rezultate të arritura po nga ne, për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat statistikore të raportuara nga të gjithë Degët Rajonale flasin me shifra, për përmbushjen e objektivave kryesore të cilësuara dhe si sfida të Institucionit Tonë.

 

  • Rritja e profesionalizmit të inspektorëve të punës

 

Është dhe mbetet sfida më e madhe dhe e vazhdueshme e secilit prej nesh. Ndryshimet e legjislacionit në lidhje me metodologjitë dhe praktikat inspektuese, diktojnë qasje të reja dhe të moderuara në komunikimin me biznesin.  Shumë shpejt parashikohet që e gjithë trupa inspektuese të kryejë inspektimet onlinë në portalin “e-Inspection”, i cili përvec të gjithë avantazheve të veta kërkon inspektorë punë shumë të përgatitur.

Secili prej jush, për herë të parë, ka në dorë manuale shpjeguese të përgatitur nga inspektorë të Drejtorisë Qëndrore të Inspektoratit të Punës, për të  ndikuar  pozitivisht në unifikimin e proçesit të inspektimit, si dhe për një trajtim sa më profesional dhe efektiv të ankesave dhe raportimit të treguesve statistikorë.

Më duhet ta theksoj fort, se është e domosdoshme  që secili prej jush t’i japë prioritet  rritjes profesionale për t’iu përshtatur kërkesave të kohës.

 

  • Rritja e besimit ndaj Institucionit.

 

Janë rregjistruar dhe trajtuar vetëm në 3-mujorin e parë të 2015, gjithsej 143 ankesa  që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultonin të rregjistruara vetëm 37 të tilla , ose e thënë ndryshe rreth 80% më shumë.

Ajo që vlen të theksohet është se 65% e ankesave të ardhura janë zgjidhur në favor të punëmarrësve duke përfituar të drejtat që iu jep ligji.

Kemi vazhduar me të njëtin intensitet si një vit më parë takimet me biznesin, sindikatat e punëmarrësve, koordinatorë të cështjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë etj, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit me biznesin dhe konsiderimin e tij partner shumë serioz.


  • Puna informale

 Është një punë e madhe e bërë e orientuar në disa drejtime, që gradualisht po përkthehet  në rezultate. Rritja e ndërgjegjësimit të vetë subjekteve për deklarim real të punësimit  shikohet lehtësisht në rritjen e numrit të punëmarrësve të punësuar  në to, nga viti në vit.

Duke qënë se kemi orientuar inspektimin në planifikimin e subjekteve më problematike,   rezultatet në luftën kundër informalitetit janë pozitive. Kështu;

Nga viti 2013 në 2014 në rritje pozitive rezultojnë  26% më shumë punëmarrës të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore, konstatim ky vetëm për subjektet e liçensuara, pasi informaliteti i konstatuar në total për 2014 së bashku me subjektet krejtësisht informale rezulton 6395 punëmarrës të papërfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.

Në 3 mujorin e parë të vitit 2015,  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  konstatimi i punësimit informal po në subjekte të liçencuara, vazhdon me trend rritës me 4% , edhe pse 2014 është ndër periudhat me shifrat më të larta të këtij Institucioni për punën informale.

Ajo që duhet theksuar është se lufta kundër punës informale në subjekte të liçencuara, është puna e drejtëpërdrejtë e çdo inspektori në zonën që ka nën juridiksion.

Sigurisht kemi punuar dhe në drejtim të konstatimit dhe dërgimit në organet përkatëse për rregjistrim të subjekeve që punojnë krejtësisht në të zezë.

Punësimi informal në subjekte të licencuara  në disa prefektura na rezulton  shumë i ulët në disa qarqe psh në:  Gjirokastër,  Shkodër, Fier,krahasuar me qarqet e tjera.

 

  • Siguria dhe shëndeti në punë

Për sa u përket çështjeve që lidhen më sigurinë dhe shëndetin në punë konstatohet një përmirësim i situatës. Në këtë përmirësim kanë ndikuar, kanë ndikuar;

Orientimi i proçesit të inspektimit në subjektet që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve,

Rritja e numrit të subjekteve, që mbulohen me shërbim mjekësor, dhe sidomos

Fushata sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me biznesin në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, e në veçanti për përdorimin e pajisjeve individuale dhe kolektive të mbrojtjes.

Shifrat krahasuese të periudhave 3-mujore të vitit 2014 me vitin 2015 flasin për një ulje prej 9% të rasteve të inspektimeve për shkak aksidenti.

Në subjektet e inspektuara konstatohet një rënie prej 42% të punëmarrësve me sëmundje profesionale.

Është rritur me 18 % numri i subjekteve që kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Në 230 subjekte është evidentuar mjeku i ndërmarjes.

Në 438 subjekte është evidentuar përdorimi i  PMI(pajisjet mbrojtëse individuale).

  • Arritje pozitive të tjera  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

 

8%       subjekte të inspektuara më shumë.

18%      punëmarrës më shumë kanë përfituar nga shërbimi inspektimit.

10 %     është rritur mesatarja e numrit të punëmarrësve të punësuar për subjekt, që do të thotë inspektim i kryer dhe i orientuar ndaj aktiviteteve me numër të konsiderueshëm punëmarrësish.

Është rritur kontrolli dhe evidentimi i punësimit në regjim pune ndryshe ose i punëmarrësve që punojnë  në turne të dyta e të treta.

  • Sanksione

Numri i subjekteve të sanksionuara për 2015 është 47 me vlerë 18.606.000 lekë dhe numri më i madh i subjekteve për të cilët është aplikuar  masa e sanksionit për shkeljet ligjore të evidentuara, është në subjektet e inspektuara për shkak ankese.

 

Përvec dënimit kryesor atij të gjobës konstatojmë një rritje të konsiderueshme të numrit të dënimeve plotësuese, atij të pezullimit të aktivitetit apo të një pjesë të tij, me qëllim ndërhyrjen urgjente për përmirësimin e situatës flagrante të konstatuar nga inspektorët e punës.

Në respekt të ligjit dhe përmbushjes së misionit që ka inspektori i punës, inkurajoj secilin nga ju, për përdorimin me efektivitet të sanksioneve për përmirësimin e situatave jokorrekte të konstatuara.

Profesionalizëm, korrektesë, etikë të jetë togfjalëshi që t’ju shoqërojë në punën ë përditshme Tuajën, pasi misioni ynë është shumë fisnik dhe ne do ta përmbushim me shumë sukses.

 Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani