Dritan Ylli: Kemi rënie të ankesave për punonjës informalë, por rritje për kushtet e punës. Kjo tregon përmirësim të standartit të punësimit

Ylli: Masa të ashpra për ato punëdhënës që do cënojnë të drejtën e punonjësve për tu ankimuar

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli, zhvilloi sot një vizitë në një prej kompanive më të rëndësishme të shërbimit call center në Tiranë, Facile.it, e cila ka rreth 700 punonjës. Gjatë kësaj vizite, kreu inspektoriatit të punës, bisedoi me punonjës të ndryshëm të kompanisë, në lidhje me kushtet e punës dhe trajtimin e tyre konform Kodit të Punës dhe legjislacionit të punës në tërësi. Qëllimi i kësaj vizite, ishte nxitja e punonjësve për të kërkuar më shumë të drejtat e tyre dhe në rast të shkeljes së këtyre të drejtave që jua garanton ligji, të ankimojnë pranë inspektoriatit të punës.

Drejtori i Inspektoriatit, u shpreh se “nëse, deri dje ankesa nga punemarresi ishte tabu dhe zgjidhja e saj as nuk imagjinohej, sot shifrat e regjistruara në Inspektoriatin e Punës flasin për një rritje disa herë të ankesave që vijnë nga punonjësit, sikurse zgjidhjes se tyre. Kjo tregon një rritje të besimit që punonjësit kanë tek institucioni, sikurse një ndërgjegjësim më të madh për të kërkuar të drejtat që burojnë nga legjislacioni punës. Nga 226 ankesa te regjistruara ne 9 muaj, pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të zgjidhura ne favor te punemarresit, që do të thotë se ju është kthyer e drejta e cënuar. Pra, ka nje histori suksesi ne lidhje me mireadministrimin e ankeses, kur gjithmonë bëhet fjalë për punëmarrësin, i cili deri dje nuk kishte as informacionin e duhur se ku duhet te ankohesh, as besimin se ankesa mund t’i zgjidhej.

Procesi ankimimit ne Inspektoriatin e punes rezulton me dy trende pozitive: rritja e ankimimit, por dhe rritja e standartit te vetë ankeses. Duhet theksuar se më parë numrin më të madh të ankesave e zinin punësimi informal, gjë që tashme ka nje ulje te konsiderueshme te numrit të tyre dhe një rritje e ankesave ku kane objekt cënimin e të drejtave që u takojne nga ligji per rregullimin e  marredhenies së punes per pagesat ekstra, pune gjate diteve pushim ose festive zyrtare, kryerjen e lejeve te zakonshme qe ne fakt ka te beje me rritjen e standarteve te mireqenies ne vendin e punes, etj. Nga ana tjetër, ashtu si në kompaninë Facile.it, ka punonjës që janë ankimuar pranë inspektoriatit të punës, për të drejta dhe informim, sic janë për moskuptim të qartë të ligjit, ditët e pushimit, për orët jashtë orarit, etj dhe kanë përfituar nga ankimimi, duke ju rikthyer të drejtat që ju takojnë. Kreu i Inspektoriatit, u shpreh se “për ne është shumë e rëndësishme që marrëdhënie e punësimit të rregullohet sipas ligjit, në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në rast të shkeljes së këtyre të drejtave, punonjësit duhet të ankimohen, dhe punëdhënësi s’duhet të cënojë në asnjë rast të drejtën e punonjësve për tu ankimuar. Për ato punëdhënës apo administratorë, që do cënojnë të drejtën e punonjësve për tu ankimuar dhe për të kërkuar të drejtat që ja garanton ligji, do ketë masa të ashpra.

 

Tirane,23.09.2016