Dokumenti i vleresimit te Riskut

VKM-ja Nr.108 datë 09.02.2011“Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë’’, sanksionon qe punedhenesit te cilet perfshihen ne grupet A,B dhe C përgjegjësitë dhe detyrat e parashikuara në pikat 10 e 11 të kreut III të këtij vendimi kryhen gjithmonë nga personat e ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë e të shëndetit në punë, vetëm në rastet kur kapacitetet dhe burimet e ndërmarrjes/institucionit janë të pamjaftueshme për ta përmbushur këtë shërbim, ato bashkëpunojnë me persona apo shërbime të jashtme të specializuara për zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese.

Për sa u sqarua më sipër, theksojme se subjektet te cilat kategorizohen ne grupet A,B dhe C, është punëdhënësi ai i cili vendos, nëse do të kontraktoj një shërbim të specializuar nga jashtë apo ngre strukturat brënda subjektit të tij.

Vetëm për punëdhënësit e grupit D, përgjegjësitë dhe detyrat e parashikuara në pikat 10 e 11 të kreut III të këtij vendimi, kryhen gjithmonë nga persona apo shërbime të specializuara jashtë ndërmarrjes, të kontraktuara nga punëdhënësi.