Drejtori Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli:  Rekomandimet e kesaj tryeze, sikurse  cdo verejtje dhe sygjerim qe vjen nga perfaqesuesit e biznesit ne teresi, do te jene pjese e axhendes se punes sone te pergjithshme, me qellim permiresimin e saj

—-

Sot Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes Dritan Ylli se bashku me drejtues te tjere te Inspektoriatit, moren pjese ne nje forum biznesi te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise me teme “ Cfare duhet te dije biznesi kur Inspektori i punes vjen per kontroll”

Ky forum ishte konceptuar si nje tryeze e rrumbullaket bashkebisedimi per pyetje apo sqarime te perfaqesuesve te sipermarrjes private ne raport me marredhenien e punes dhe ligjshmerine e saj.

Stafi teknik i Inspektoriatit te Punes ju pergjigj dhe sqaroi deri ne detaje per ceshtjet e ngritura nga perfaqesuesit e biznesit si psh: – Per kontraten e punes – marrjen e praktikanteve ne kompani, -regjistrimin e punonjesve , -raportet mjeko-ligjore apo edhe detyrime te tjera qe kane perkundrejt Inspektoriatit te Punes.

Drejtori I Inspektoriatit u shpreh se te gjithe rekomandimet qe dolen ne kete tryeze, sikurse   cdo verejtje dhe sygjerim qe vjen nga perfaqesuesit e bizneseve ne pergjithesi, do te jene pjese e axhendes se punes sone te pergjithshme, me qellim permiresimin e saj.

Me poshte mesazhet e dhena nga Drejtori i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli ne forumin e sotem;

-          Deshiroj te falenderoj shume Dhomen Amerikane te Tregtise, per kete forum te organizuar sot dhe ne vecanti Drejtorin Ekzekutiv te Dhomes, z.Lorenc Gjoni, per ftesen, duke e pare kete si nje mundesi direkte komunikimi dhe informimi, duke krijuar ate ure te domosdoshme bashkepunimi ne mes te sipermarrjes private dhe administrates shteterore, Inspektoriatit te Punes ne rastin konkret.

-          Inspektoriati i Punes ka organizuar ne vijimesi tryeza degjimore me perfaqesuesit e sipermarrjes private, ne te gjithe vendin, me synim krijimin e nje partneriteti dhe aleance te vijueshme, per  te kuptuar me mire se kush jane shqetesimet reale te tyre, sa i perket ceshtjes se marredhenieve te punesimit dhe standarteve te funksionimit te nje tregu te lire dhe me rregulla te ndershme loje.

-          Me nje pjese te mire te perfaqesuesve te biznesit ne kete tryeze te nderuar, kemi pasur mundesi te takohemi edhe me pare dhe gjate te gjithe takimeve qe kemi bere, kemi ndare shqetesime te njejta, si persa i perket luftes kunder informalitetit, si nje kerkese e ardhur edhe nga biznesi korrekt me ligjin, me qellim qe ne treg te trajtohen te gjithe sipermarrjet me te njejtin standart ligjor, te gjithe te barabarte perpara ligjit dhe jo trajtimi i biznesit, sic thote dhe shprehja, “ca si te nenes dhe ca si te njerkes”.

-          Jemi perpjekur te krijojme nje institucion te besueshem, transparent dhe per me teper me integritetin profesional te duhur per nje institucion, qe ka kontakte direkte dhe te perditshme me sipermarrjen private ne Shqiperi.  Dhe per kete kemi punuar cdo dite dhe jo periodikisht.

-          1. Permiresimi i sherbimeve ( mundesimi i deklarimeve on-line dhe inspektimet on-line qe po aplikohen ne nje projekt pilot ne Tirane)

-          2. Krijimin e nje trupe te afte profesionalisht, me integritet moral dhe njerezor, sikurse dhe te pajisur me etiken dhe kulturen e duhur te komunikimit dhe paraqitjes, si nje perfaqesues te shtetit, qe paguhet nga taksat e biznesit qe shkon te kontrolloje dhe monitoroje cdo dite.

-          3. Qasja jone, ne raport me biznesin ka qene keshillimi, informimi dhe parandalimi i riskut dhe jo sanksioni apo gjoba si qellim ne vetvete.

-          Te nderuar anetare dhe perfaqesues se Dhomes Amerikane te Tregtise, ne do te jemi gjithnje te gatshem per te qene shume te hapur per te bashkepunuar dhe bashkebiseduar gjithnje me ju, per cdo problem apo shqetesim tuajin dhe e perseris eshte nje mundesi shume e mire per ne, kjo tryeze e sotme, ne realizimin e perpjekjes sone, permiresimit te vazhdueshem te punes sone ne bashkepunim me ju.

-          Sot Shqiperia ka nevoje per hapje te vendeve te reja te punes, sot punesimi eshte probemi kryesor i shqiptareve. Te gjithe e dime qe sipermarrja private, biznesi dhe investimet, sidomos investimet e huaja direkte, jane motori i zhvillimit dhe rritjes ekonomike, dhe hapjes se vendeve te punes. Vetem permes nje bashkepunimi pozitiv me perfaqesuesit e biznesit, dhe krijimi i nje klime stimuluese dhe jo frenuese apo me keq akoma demoralizuese per biznesin,  do te kemi me shume zhvillim, rritje ekonomike dhe rrjedhimisht me shume punesim per shqiptaret ne tregun e punes ne Shqiperi.

Tirane 4.11.2015