Dënim administrativ kryesor

Dënim administrativ kryesor

Bazuar në Ligjin nr 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në RSH” si dhe Ligjin nr 9634, datë 30.10.2006 “Për Inspektimin e Punës”, i ndryshuar , inspektori i punës vendos dy lloj dënimesh administrative:

Dënim administrativ kryesor: Këtu futet paralajmërimi dhe gjoba

Në rast se inspektori i punës konstatojnë se punëdhënësi nuk ka zbatuar dispozitat ligjore për orët e punës, ditët e pushimit, festat zyrtare, pagesën e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë punëmarrësit, si dhe për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, ai paralajmërohet që të marrë masa (neni 32 i Ligjit nr 9634, datë 30.10.2006 “Për Inspektimin e Punës”, i ndryshuar.

Gjobat dhe vlerat e tyre janë të përcaktuara në nenin 202 të Ligjit nr 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i RSH-së” si dhe në nenin 33 të Ligjit nr 9634, datë 30.10.2006 “Për Inspektimin e Punës”, i ndryshuar.

Kështu:

  • Shkelja e neneve 9, 10, 39 (paragrafi i parë), 40, 41, 43, 44 (paragrafi i dytë), 68, pika 3, 69,75, 98, 100, 101, 103, 108, neni 181 pikat 3, 5 dhe 7 shkronjat “a”, “b” dhe “c”, 184-186 të parashikuar në Kodin e Punës, dënohen me gjobë deri në pesëdhjetëfishin e pagës minimale mujore.
  • Shkelja e neneve 21 (paragrafi i tretë dhe i katërt, paragrafi i pestë), 32 paragrafi i tretë, 32/1, 33, 34, 36, 38, 42, 70-74, neni 78 pikat 1, 2 dhe 3, 79 (paragrafi i dytë), 80 (paragrafi i dytë), 81, 83, 84-87, 90 (paragrafi i dytë dhe i tretë), 91-96, 99 pika 1, 105/a, 111, 116, 119 (paragrafi i parë), 139, 140, pika 2, 148 pika 7, 165 pika 1, 167, 193, 193 pika 2, 197/2 pika 3, të këtij Kodi dënohen me gjobë deri në tridhjetëfishin e pagës minimale mujore.
  • Shkelja e neneve 26 (paragrafi i katërt), 44 (paragrafi i parë) dhe 49 (paragrafi i katërt), neni 50, dënohen me gjobë deri në njëzetfishin e pagës minimale mujore.
  • Për ato shkelje të legjislacionit të punës që nuk janë të përfshira në dispozitën e mësipërme, inspektori i punës, vendos gjobë nga 10 – 50 fish të pagës minimale por gjithmonë në përputhje me parimin e proporcionalitetit. (pra vlerëson shkeljet dhe pasojat për te dhëne denimin me synim arritjen e qëllimit dhe cënimin sa më pak të interesave të subjektit të inspektimit).
  • Në rastet e mosnjoftimit brenda 24 orëve të aksidenteve në punë, me pasojë vdekjen, apo të aksidenteve të rënda, inspektori i punës vendos gjobë në masën 100 000 ( njëqind mijë) lekë.
  • Kur inspektori i punës kundërshtohet apo pengohet në kryerjen e detyrës, subjekti sanksionohet në masën nga 10 000 deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.
  • Çdo shkelje dënohet me gjobë. Kur shkelja është e përsëritur ose në dëm të disa punëmarrësve, shuma e përgjithshme e gjobave të dhëna është jo më e madhe se 5-fishi i gjobës maksimale.
  • Inspektori i punës, në caktimin e masës së gjobës ka parasysh përsëritjen e shkeljes, kohëzgjatjen e saj, shkallën e dëmit dhe numrin e të punësuarve të prekur nga kjo shkelje.

Bazuar në Ligjin Nr.121/2016, datë 24.11.2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, Neni 49, pika 2, gërma “a”, Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Shoqërore, në rast të shkeljeve të rënda ose në rast përsëritjeje vendosjen ndaj subjekteve ofruese të shërbimeve të kujdesit shoqëror, propozon gjobë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.

Referuar Nenit 49 të Ligjit 121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë” Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Shoqërore, propozon njërën nga masat e mëposhtme:

  • Pezullimin e veprimtarisë së subjektit deri në plotësimin e standarteve përkatëse;
  • Revokimin e liçencës për ushtrimin e veprimtarise;
  • Në rast të shkeljeve të rënda ose në rast përsëritjeje vendosjen ndaj subjekteve ofruese të shërbimeve të kujdesit shoqëror propozohet gjoba nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe pezullimin e liçencës.
  • Për shkeljet nga ana e punonjësve të institucioneve publike i propozohet njësë përgjegjëse të nisë proçedimin disiplinor dhe të marr masa, në përputhje me rregullat e Kodit të Punës ose ligjin e nëpunësit civil, sipas përkatësisë së punonjësit.