Inspektorati Shteteror i Punës i angazhuar teresisht ne luften kunder informalitetit dhe punes ilegale ne teresi, si dhe krijimin e standarteve me te mira per kushtet e sigurise dhe shëndetit ne pune, ka intensifikuar me shume kontrollet dhe inspektimet ne terren. 

 Gjatë evidentimit të rregjistrimit të subjekteve ne muajt Nentor-Dhjetor te vitit te kaluar dhe muajit Janar te këtij viti, ne te gjithe vendin kanë rezultuar:

 Ø  Rreth 2100 subjekte tërësisht informale, si dhe janë konstatuar rreth 3450 punonjes qe mungojne në skemën e sigurimeve shoqërore, ose 17.6 milion lekë vlerë e munguar në buxhetin e shtetit.

Te gjithe keta subjekte jane derguar zyrtarisht prane drejtorive rajonale te Tatim-taksave, per te vendosur ligjshmerine e duhur.

Këtë rregjistrim, permes nje pune shume te rendesishme dhe voluminoze, po e formëzojmë në hartën digitale. Kjo do të shërbejë për nje përcaktim me te qarte te zonave me informalitet të lartë dhe për shpërndarjen gjeografike, sipas aktiviteteve të caktuara te bizneseve, me qëllim përcaktimin dhe vendosjen e prioriteve ne planifikimin e inspektimeve.

 Duke qene se puna eshte orientuar kryesisht ne ato sektore apo zona me risk me te larte te punes informale, apo te shkeljeve te kushteve te sigurise dhe shëndetit ne pune, duke rrezikuar edhe jeten e punonjësve, aktualisht po vijon kontrollin dhe inspektimin nje grup pune në zonën e ish-Metalurgjikut ne Elbasan, ku ushtrojne aktivitet industrial disa subjekte dhe ku ka pasur raste te perseritura te aksidenteve ne pune. Por njekohesisht po evidentohen edhe zona te tjera ne te gjithe vendin, me problematike riskun e aksidenteve apo te sëmundjeve profesionale, vecanerisht ne sektore te tille si ndertimi, minierat, prodhimet e kepuceve, etj.

 Duke qene se pranë institucionit tonë janë depozituar një numër i lartë ankesash në raport me marrëdhëniet e punës, ne aktivitete te tilla si call center, Shërbime të Ruajtjes së Sigurisë Fizike, etj, apo ne biznese, qe ushtrojne aktivitet ne turne te dyta dhe te treta, gjate muajit shkurt jane ngritur paralelisht grupe pune, te cilat po bejne kontrolle te detajuara me qellim vendosjen e ligjshmerise ne mes te punedhenesve dhe punemarresve.

 Inspektorati Shteteror i Punës, garanton se, në çdo rast evidentimi të shkeljeve të legjislacionit të punës, do të marrë masat ligjore deri në pezullim të aktivitetit.

 Sic e kemi theksuar edhe here te tjera, ne kuadër te nje standardi te ri qe Inspektorati i Punës, ka vendosur me perfaqesuesit e biznesit, ku do te prevaloje bashkëpunimi dhe komunikimi intensiv dhe jo penalizmi, si qellim ne vetvete, ne ftojme të gjithe perfaqesues te punedhenesve, por njekohesisht edhe punemarresit te denoncojne çdo rast të mosrespektimit të legjislacionit të punës si dhe të abuzimit me detyrën apo shkelje te etikes nga ana e inspektorëve te punes, në faqen tonë zyrtare www.inspektoriatipunes.gov.alose ne numrin e telefonit 044 500 734.

Ju garantojmë se çdo rast ankimimi do të trajtohet me seriozitetin maksimal dhe ne respekt te plote te kuadrit ligjor.

 Ju faleminderit

 Daniela Hasani

 Keshilltare per Median