Pjese nga Fjala a mbajtur.

Viti që lamë pas u karakterizua nga një ritëm pune shumë më i shpejtë se në vitet e mëparshme duke na kthyer si Institucion në një faktor të rëndësishëm në tregun e punës, si garant të respektimit të dispozitave të legjislacionit të punës nga punëdhënësit.

Fundi i vitit u mbyll dhe me përfundimin me sukses të aksionit ndërkombëtar të qeverisë për luftën kundër  informalitetit ku jemi të ndërgjegjshëm për kontributin e vlefshëm që dhamë.  Nga ana e Inspektoratit, gadishmeria e degëve rajonale Shkodër, Dibër, Lezhë e Kukës ka qënë maksimale, edhe pse bashkëpuni me degët e tatim-takseve (jo për shkak tonin) në Lezhë, e Kukës, krahasuar me degët e tjera nuk ka qënë i kënaqshëm.

Në grupet ku u përfshinë inspektorët e punës  të këtyre degëve rajonale u realizuan  kontrolle në 3087 subjekte.

Kjo eksperiencë na shërbeu edhe për të kuptuar thelbin e një  bashkëpunimi të sukseshëm me organe të tjera ligjzbatuese se sa efektivë jemi për arritjen e qëllimit të përbashkët luftën kundër informalitetit të cdo forme që shfaqet.

Duke e konsideruar rritjen e besueshmërisë ndaj Institucionit, si pikën kyçe të suksesit në punën e përditshme tonën, objektiv ky kryesor për vitin 2015 është punuar në këtë drejtim duke synuar;

  • Hapjen e Institucionit për bashkëpunim me të gjithë aktorët, që kanë ndikim në përmirësimin e situatës me qëllim, që çdo punëmarrësi ti sigurohet një punë e denjë, e sigurt dhe e shëndetshme.
  • Orientimin e inspektimit drejt asaj kategorie subjektesh që paraqet më së shumti probleme për zbatimin e legjislacionit të punës.
  • Rritjen e profesionalizmit të inspektorit të punës gjatë kryerjes së detyrës.

Për arritjen e këtij objektivi kemi punuar në drejtim të;

Rritjes së profesionalizmit, etikës dhe efektivitetit në punën e secilit prej jush. Inspektimi i mirë i punës ka nevojë për inspektorë të mirë-informuar për të kryer një punë efikase, duke patur parasysh rolin e tyre ligj zbatues, këshillues dhe parandalues.

Mundësimit te procesit të vetëdeklarimit për subjektet, përmes rrugës elektronike për të shmangur burokracitë e panevojshme, duke i lënë zgjedhje subjekteve për realizimin e këtij detyrimi ligjor.

Krahasimisht me vitin 2014 shënojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të ankesave të trajtuara nga inspektorët e punës. Në total kemi rritje me 1.3 herë më shumë ankesa të drejtuara nga punëmarrësit apo publiku.

Vetëm të ardhura përmes portalit  “Denonco.al” na rezultojnë 20 % e ankesave, që do të thotë se 80% janë drejtuar drejt institucionit tonë që tregon besim të shtuar ndaj institucionit.

Dega Dibër ka një rritje prej 2 herë më shumë se një vit më parë ankesa të trajtuara

Dega Kukës shënon një rritje prej 4 herë më shumë ankesa të trajtuara.

Dega Shkodër shënon një rritje prej 8.5 herë më shumë ankesa të trajtuara.

Dega Lezhe është në të njëjtin nivel me një vit më parë në lidhje me ankesa të trajtuara.

Gjatë vitit 2015 janë evidentuar në total  2249 punëmarrës të munguar në skemën e sigurime shoqërore: Nga këto:

1227 punëmarrës informal evidentuar në inspektimet e subjekteve të licensuara (detyrim ligjor ky i ISHPSHSH-se)

541 punëmarrës informal evidentuar në subjektet e paliçensuara të cilët janë dërguar për kompetencë pranë organeve të Tatim Taksave.

481 punëmarrës informal evidentuar në kontrollet e ushtruara me organet tatimore, në kuadër të luftës kundër informalitetit ku pjesë e grupeve të punës ishin dhe inspektorët e punës.

Përmes metodës së përmirësuar të inspektimit të përdorur nga inspektorët e punës gjatë vitit 2015, kemi arritur që për herë të parë të flasim për punëmarrës të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore

Praktika e mirë konceptuar për përdorimin e “masës urgjente” në rastet e konstatimit të punësimit informal, ka çuar në  shmangien e burokracive shkresore, duke arritur formalizimin në kohë reale të të punësuarve informal evidentuar në punë. Një punëmarrës i padeklaruar nuk gëzon asnjë të drejtë nga puna e tij.

Në këtë praktikë vlen të përmendim punën e mirë të Degës Rajonale Dibër e cila që nga muaji korrik ka siguruar 100% të punëmarrësve informal të evidentuar.

Kjo praktikë pune, duhet të jetë shëmbull edhe në DR e tjera e sidomos për DR Shkodër e cila rezulton ndër shifrat më të ulta për evidentim punëmarrësish informal dhe 0 për konfirmim të tyre në skemën e sigurimeve shoqërore.

Procesi i inspektimit tashmë është shumë më transparent dhe efektiv se ai i mëparshmi. Ligji i lë hapësirën e vet të kontestimeve punëdhënësit apo përfaqësuesit të autorizuar të tij, akoma pa e marrë vendimin përfundimtar inspektorët, gjë që më parë nuk ishte e parashikuar. Kjo bën që dhe biznesi të jetë present dhe i qartë për atë që konstatohet gjatë inspektimit duke minimizuar kështu abuzizmin me detyrën nga ana e inspektorëve.

Objektivi final  i punës së inspektorit janë bërja e vende të punës më të sigurta dhe më të shëndetshme. Për këtë kemi orientuar inspektimin në subjektet që paraqesin risk të lartë për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale.

Pavarësisht nga rezultatet e arritura gjatë këtij viti, duhet përmirësuar akoma më shumë proçesi i inspektimit në drejtim të;

-      Funksionimit real të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit

-      Paisja e të gjithë subjekteve me dokumentin e vlerësimit të riskut për cdo vend dhe process pune

-      Evidentimit të punëmarrësve të diagnostikuar me sëmundje profesionale.

-      Përcaktimi më  i saktë i shkaqeve të ndodhjes së aksidenteve, me qëllim marrjen e masave parandaluese për përsëritje të rasteve në të ardhmen.

Për vitin 2016 kemi sfidë kryesore kryerjen e inspektimit përmes portalit     “e-Inspektimi” . Ka ardhur koha që secili prej jush të rritet profesionalisht që tu përgjigjet kërkesave të kohës.