Aksident në punë ose për shkak të punës

Aksident në punë ose për shkak të punës

“Aksident në punë ose për shkak të punës” është çdo ngjarje e papritur, që shkakton dëmtimin e menjëhershëm trupor, që ndodh gjatë kryerjes së punës apo të një shërbimi lidhur me të, si dhe çdo dëmtim tjetër i shëndetit, që nuk rrjedh nga sëmundje e përgjithshme, por që sjell paaftësi të përkohshme ose të përhershme në punë ose vdekje.

Në rast të një aksidenti në punë ose për shkak të punës, me pasojë vdekje apo dëmtime të rënda masive, punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, pas dhënies së ndihmës së parë, duhet të ruajë provat materiale, për analizën e këtij aksidenti, dhe të lajmërojë, menjëherë, organet e prokurorisë, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Sa janë afatet e plotësimit të proçes verbalit të aksidentit në punë?

Aksidenti në punë ose për shkak të punës vërtetohet me proçes verbalin e mbajtur në vendin e ngjarjes dhe duhet të nënshkruhet nga punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, si dhe nga inspektori i punës, brenda 3 ditëve nga ndodhja e aksidentit. Fletët e proçes verbalit merren te inspektori që mbulon aksidentet në punë në Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

A duhet të njoftohet Inspektoriati i Punës, nëse ndodh një aksident i lehte?
Punëdhësi është i detyruar që sipas nenit 22 pika 1 të ligjit Nr. 9634, datë 30.10.2006 ”Për inspektimin e punës dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës”, të njoftojë menjëherë Inspektoratin për të gjitha aksidentet në punë, që shoqërohen me vdekje ose jo, si dhe për sëmundjet profesionale.