Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, z.Dritan Ylli i shoqëruar nga drejtues të tjerë të institucionit, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Antea Cement Sh.A, me rastin e plotësimit të 1000 ditëve pa aksidente.

Data 18 Nëntor 2014 shënon 1000 ditë pa aksidente në punë, për një nga kompanitë më të fuqishme që operojnë në tregun shqiptar.

Antea Cement është një nga investimet më të mëdha industriale Greenfield e realizuar në Shqipëri nga grupi investitor TITAN.

Kryeinspektori Dritan Ylli ishte i ftuar sot në këtë aktivitet të organizuar nga kjo kompani.

Z. Ylli nëpërmjet fjalës së tij falenderoi stafin e kesaj ndërmarjeje për cka është arritur deri më sot falë teknologjisë dhe punës shumë profesionale të stafit teknik, është arritur krijimi i një mjedisi pune të sigurtë dhe të shëndetshëm.

Rritja e kulturës të parandalimit të riskut është prioritet i punës së Inspektoriatit dhe të tilla modele do të jenë shembull i mirë për të gjithë kompanitë që operojne në tregun tonë.

Një nga sloganet e spikatura të kësaj kompanie ishte: “Më mirë të humbësh 1 minutë nga jeta, sesa të humbasësh jetën për 1 minutë”. Ne përmbyllje të fjalës së tij përshëndetëse Z.Ylli theksoi se modeli i  suksesshëm për sigurinë në punë të punonjësve, duhet të jetë një shembull i mirë për të gjithë kompanitë që operojnë në tregun e punës në Shqiperi. Dritan Ylli i uroi kompanisë Antea Cement, qe të mblidhemi serish së bashku për të festuar 2000 ditë pa aksidente në punë.